Suplementi Pena Shqiptare/ Vladimir Bizhga: Lojë pa rregulla

441
Sigal

Letra dhe stuhitë
në`kopsht të dimrit.
Gratë 50 deri 60
letra nga unë,
për ju
në humbëtirën
e kohës.
Dritaret e botës,
duart hapin,
ku neve
kyçim dashurit,
si Krishti mbërthyer.
Ditari i një jete
thuajse ka humbur.
kur nata,
bënë gjumë,
në çarçafët e borës.
shërbimet
xhirimet
kamerat,
bateritë,
aparatet,
dashuritë,
mbledhjet,
zgjidhjet,
telajot ,
tavaloci,
nudot,
natën
pa hënë,
poezitë
dhe mendimet,
ngjyra e detit
fragmente e hënës
janë
në mes,
të gjarprit
dhe yllit
në botën
e ëndrrave,
në gjeografin,
e trupit tënd,
Në buzët e tua,
në gjinjtë e tu,
Humba ,
në një univers.
përtej
shpirtit tim.
pëshpëritjet e hënës,
dashuria,
si një zog i vrarë.
buzëqeshja e hënës…
zëri i heshtjes,
i zhveshur,
Rrota e erërave,
mungesat
kanë, fshehur lotët
në shpirtin lakuriq
në puthjet e tua,
digjitale,
ku Romeot,
janë si në matriks…
përtej shpirtit tim.
pëshpëritjet e hënës,
dashuria,
si një zog i vrarë.
një vështrim në …
njëqind truket,
zhveshur……
Më thotë
mijëra fjalë…..