Suplementi Pena Shqiptare/ Vangjel Agora: Dy fjalë për librin studimor të Prof. Zamira Çavo

Ditë më parë, shoqja ime e gjimnazit profesore Zamira Çavo më dhurojë librin e saj “RIDIMESIONIMI I RILINDJES” një studim, mendim dhe analizë i autores për veprën e disa prej rilindasve të kombit tonë si Hoxha Tahsini, Pashko Vasa, Mit’hat Frashëri, Mehdi Frashëri, Gjergj Fishta, Anton Arapi, Fan Noli, Eqerem Vlora si dhe dy filozofë, ideologë, publicist, mendimtar dhe patriot shqiptarë, Kristo Maloki dhe Branko Merxhani për të cilët unë nuk kisha asnjë dijeni për ta, në lidhje me veprimtarinë e tyre patriotike e filozofike.

Pa dashur të marrë përsipër të shpreh në mënyrë analitike vlerat e këtij libri, shpreh mendimin dhe konsideratën time për një punë të jashtëzakonshme studimore, shkencore dhe filozofike në zbërthimin dhe vlerësimin e personaliteteve të mësipërm të bërë nga Zamira.

Sigal

Çdo popull ka patur elitën e vet në periudha të ndryshme të historisë së tij. Nga aftësia vizionare e tyre është varur dhe cilësia e të ardhmes së popujve. Kjo ka bërë që elita të jetë edhe objekt studimi. Duke ju referuar mendimit dhe kontributit të rilindasve që Zamira ka analizuar në këtë libër, vëmë re se analiza e tyre mbi elitën politike shqiptare nuk kishte ndryshuar në përcaktimin që kanë bërë këta rilindas filozof para dhe pas pavarësisë së vendit. Tek këto karakteristika është gjetur dhe shkaku i prapambetjes tonë ekonomike, sociale dhe politike në krahasim me vendet e tjera të rajonit dhe të Europës,që fatkeqësisht na shoqëron edhe në ditët e sotme.

“RIDIMESIONIMI I RILINDJES” është një libër studimor i shkruar me shumë pasion ku shpërfaqen njohuritë e thella të autores dhe profesionalizmi në lidhje me misionin që ka marrë përsipër, ku jepet një njohuri e plot për vlerat flozofike, sociologjike, publicistike e krijuese të rilindasve që ndihmon të analizosh sot situatën ekonomike dhe politike të vendit. Ky libër është ashtu si shprehet Zamira,”që të mëson se historia përsëritet me egërsinë e saj, ne nuk e njohim atë, dhe se ne, nuk kemi kohë të humbasim duke bërë të njëjtat gabime”.

Faleminderit Zamira për këtë dhuratë dhe suksese në vëllimin e dytë!