Suplementi Pena Shqiptare/ Teodor Keko: Kurrë s’të thashë të dua…

42
Sigal

 

Sado të mundohem që ti të mos hysh në vargjet e mia

ti je gjithmonë!

Ti ngrite një varg të madh në zemër me ndjenjën që mbet prej jehonës.

E di!

S’mund të hap zemrën e ti të mos dalësh si lulja e parë e pranverës.

Ti je në çdo gulç të shpirtit tim,

gjithmonë, një afsh i madh dehës.

Pse mbete vallë?

As vetë s’e di!

Unë kurrë s’të thash ty të dua!

Kurrë vetes s’i thashë me besim:

Jam i sigurtë, ajo me do mua!

Këtë s’e mora kurrë vesh nga ti!

Ti ike e qetë, pa bërë jehonë

megjithëse kurrë s’të thashë të dua!

Në zemër më mbete përgjithmonë …