Suplementi Pena Shqiptare/ Rudina Papajani: Duart e tokës

23
Sigal

Shume dhimbje kanē,

janë mavijosur nē shekuj,

ç‘ peshē qē mbajnē.

Janē tērhequr krahēt,

nē ecje toksorēsh,

janē mbajt shēnime,

ēshtē prekur kaq gjatē,

dikush i preu damarēt,

dhe toka ,

s merr frymē rehat.

Dikush i shtypi brinjēt,

dhe dheu u bē bajat.

Njē tjetër i mblodhi të qarēt,

nē shpirtin qē mbante njē hartē.

A e dini ç ēshtë zemra e njē toke?

Frymēmarja juaj e gjatē, rrēnja,

ku ti toksor hodhe dashurinē,

nē arin qē i ç’ vat çdo çast.

Ēshtē mali i ngjitjes, ky deti i parē,

qysh nē kohēra kur ti toksor,

nuk do hidhje asnjē hap.

Ēshtē pragu ku ti qesh,

dhe qave si i marrē,

me token i ndave dertet,

dhe pranverēn aty pranē….

 

Pres..

Pres,

edhe kur fjala dhemb

deri në grykë të shpirtit,

dhe kur fryma bymehet

e dot tingullin se nxjerrë!

Pres,

edhe gumëzhitjen e xhamit,

të veshur me avull të nxehtë.

Jam vardisur kohë-stinë,

që mbiu në tru,

si botë jaranësh.

Sa do larg të jetë e bukura

do pres,

aty në kafshimin e buzës,

në fshehjen e diellit,

që hesht…