Suplementi Pena Shqiptare/ Riza Çato: Po ku je o Arben Duka

 

(Sot Arbeni mbush 68 vjeç dhe e feston me yjet në qiell)

Sigal

Po ku je o Arben Duka,

o poeti ynë?

Po ku je o penë e artë,

se na thave synë.

Nëpër germa veç të gjëj,

as në një vend tjetër.

Po ku je o miku im,

o buka e vjetër.

Të kërkoj e nuk lash vend,

të pinim një kafe.

Si gjithmonë te ai kënd,

shkëmbenim ca llafe.

Shkova edhe në Labovë,

po prapë nuk të gjeta.

Pyeta shtëpinë e gjorë,

i thashë tungjatjeta.

Thashë mos je te kafeneja,

Komunë e Parisit.

Shkova me vrap si rrufeja,

o trungu i lisit.

Yjet i shikoj çdo natë,

të gjej yllin tënd.

Po ç’e do qenkam pa fat,

ku je pse më çmend?!

Mos je vallë në Gjirokastër,

o pik e floririt?

Në atë qiell të pastërt,

po të mban pranë gjirit?

E paskam pak të vështirë,

të të gjej or mik.

Të gjej njeriun e mirë,

po më zë një frikë.

Sot ti mbushe 68-ë,

o Duka Arben.

Ta festonim s’qe e thënë,

se ty dot s’të gjen.

Lart në qiell po më thonë,

Arbenin e gjen.

Pranë hënës ka një dhomë,

ja dëgjova zënë.

Po ku je o Arben Duka,

o malli pa shuar.

Nëpër gërma veç të gjeta,

ishe duke shkruar.

S’po e duroj ikjen tënde,

jo nuk më besohet.

S’të gjej dot në këto vende,

vallë ku po strehoesh?!