Suplementi Pena Shqiptare/ Poezi nga Rudina Papajani

526
Sigal

Unë ti ..dhe mbreti i rrugës së gjatë.

 

E kupton kur lodhesh,
nga ftohtësia,
nga hijet që agjërojnë në kurme të hirta,
nga era që në palcë të kërcet,
e shtrydh puçrrat nga meskinë të vërtet.
Po natën që si çengel të ngre,
uturimën tallëse ,
te njerëzit në maska përjetë.
Nuk di ç të them më parë,
dritaren veshur me brymë,
apo shpirtin që udhëton në parajsë.
Për të parë ju,
duhet që rrugët ti shkurtoj nga ironi e gjatë,
të hyj të zhvesh lëkurën,
dhe shpirtin e thatë.
Mëngjesin do ta nis me “luftë për jetën”,
ngrënien në fshehtësi,
të heq nga njomishtja krimbat,
që të dali syth i ri.
Kur të prek jetën,
do të jemi përsëri bashkë,
unë ..ti,
dhe mbreti i udhës së gjatë…

 

Dua të them…

Dua të them,
se ti endesh lartë e poshtë,
e në çastin më fatlum,
mbyll portën,
ul kristalet e një rrufeje,
që mbiu pa kuptuar,
poshtë dritares tënde.
Dua të them,
se ti e ndjeve flakën e një reje,
që desh të digjte botën,
të lodhte të munduarit,
në përpjekje me krimbat e rrugës.
Po të shoh sot,
si një frymë me ngjyrë,
tek zgjat dorën ,
të kapësh erën,
dëbuar nga germat e njerëzimit…