Suplementi Pena Shqiptare/ Poezi nga Miltiadh Davidhi

494
Sigal

Ti flet me sy, bija ime…

…E pa lëvizur asnjë qerpik,

Si syri i diellit,

Si sythat e pemëve,

E valëzat e bukura

Kur prekin bregun e ëndrrave.

Me një shikim shpirtin e nxjerr
Dhe e mban në pëllëmbë të dorës,

E kuptohesh dhe nga lulet,

Mjegullat shkrihen para syve të tu

E kthehen në fjalë.

Ti flet me sy të sinqertë,

E kuptohesh lehtë

Ç’farë ke në shpirt,

Zambak të bardhë dashurie, mirësie,

Apo degëza mërzie.

Sytë janë krijesa parësore,

Bija ime,

Të bëjnë të kuptosh dimrin,
Apo pranverën e njeriut.

Dhe ti, Dorjana ime,

Flet e buzëqesh kaq bukur dhe me sy,

Ndaj, ne të gjithë

Ndjehemi krenar e të lumtur,

Zemra ime, me ty.

Cook Food at Home. Father Feeds Daughter. Pour Juice into Glass. Hhappy Family. Father’s Day. Girl and Man Cook Food. Man and Child at Table. Spend Time Together. Doughter Playing with Father.

E qara e një fëmije…

…Të jep dhimbje

Kur e dëgjon,

Por, mua, më shumë,

Kjo e qarë engjëlli

Po më gëzon.

Më në fund,

Këtë pallat të plakur,

Një zë fëmije

Po e zgjon…

Gurët…

…U rrokullisën nga qiejt

 në formë meteorësh

E zunë vend me ftohtësin’e tyre

Në pjesë të dukshme 

e të padukshme të dheut,
Ndërsa shpirtrat iu ikin përditë, 
Andej nga mbërritën në tokë, 
Në formë grimcash

shprese e lumturie,
Duke lënë pas  gurët e ftohtë.