Suplementi Pena Shqiptare/ Nga Syhejl Havolli: Shefik Arifi – R E C E N S I O N

KËNDVËSHTRIMI I REDAKTORIT

Ky vëllim poetik “NJË ZË I LARGËT” niset me sythin më të njomë në rruzullin tokësor – lindja e një bebe. Liriku ynë ka në qendër një dashuri të madhe dhe për atë dashuri sakrifikohen jetë, Kujtoj se kur poeti e ka në kokë tërësinë e strukturës së përmbledhjes, ku më pas më lehtë gjen rrugën për latimin e fjalëve dhe të shprehjeve, detajet artistike i kultivon më me lehtësi. Vargjet i rrjedhin siç rrjedh lumi i kthjelltë si loti. Kjo përmbledhje e poetit Shefik Arifit mund të karakterizohet si përmbledhje eksperimentale, të paraqitur me figura e metafora për ta afruar edhe më afër lexuesin me një zë të largët. Ka të zhvilluar metaforën që ngjall kërshëri të thellë dhe emocionale. Si model po shkëpusim këto dy vargje fantastike që përbën bazën kryesore të poezisë: Vetëm infermierët lëvizin nëpër korridore, dhe një nënë e re që të lindë prêt. Shihet se ngarkimet shpirtërore në kuptimin e figurshëm artikulohen nga thellësia e trupit fizik të kësaj bote, karshi dashurisë së përjetshme. Në këtë rast sikur e lë qëllimisht realitetin jashtë dhe përthyhet në shpirt për fatin e asaj që do të bëhet nënë dhe pret lindjen e fëmijës.

Sigal

SHEFIK ARIFI

Poeti ynë Shefik Arifi besimin e vërtetë e gjen më shumë tek zogjtë dhe me ta flet gjuhën e tyre si me mikun më të mirë. I gjithë optimizmi që shpërfaqet në këtë përmbledhje nuk i humbet, përkundrazi ia del falë durimit të pashoq dhe stoik. Imagjinata e poetit është e kapshme dhe e sinqertë, duke mos i lënë anash as ato që sjellin trishtim, apo që ngjallin trishtim, megjithatë nuk i dorëzohet asnjëherë trishtimit, dëshpërimit, ankthit, vuajtjeve e shumë e shumë të tjera që janë të “vërteta” brenda shpirtit të tij. Kushedi…Poeti Shefik Arifi, në lexim të parë tek disa poezi

sikur i riaktualizon, por nëse prapë u rikthehemi poezitë nisin të marrin trajtë për të ardhmen… Jeta është e vështirë, por problemet dhe vështirësitë në jetë e shpalosin guximin e poetit dhe mençurinë e tij, kështu që i japin kuptim jetës. Vetminë e vret gjithnjë më shpejt dhe kurrë më

ngadalë. Uratat i lëshon si pëllumbat nëpër qiell e përmbi det, Në këtë mëndur sakrifikon veten vetëm e vetëm për t’i parë të tjerët të lumtur e gazmorë në çdo aspekt. Pra, nuk është egoist, përkundrazi është i hapur për të gjithë. Vargjet janë perla mëndafshi, janë gurë të xhevahirtë…Përveç tjerash, poeti paraqitet si ruajtës dhe si mbrojtës i temave dhe i formave të të shprehurit poetik. Këtë lirisht mund ta quajmë mjeshtëri të pagabueshme të krijuesit tonë lirik, ka të zhvilluar gjuhën poetike të motiveve si shkak që nxit e vë në lëvizje, si një melodi të

NJË ZË I LARGËT ëmbël dhe të drejtë, por herë-herë ka plogështi shpirtërore dhe trishtim melankolik, por mjeshtëria e tij prej një krijuesi me përvojë të gjatë poetike, ndjenjat dhe shpresat i ka ngritur deri në majat më të larta të krijimtarisë. Poeti Shefik me vargjet e tij me ndjesi të stërholluar prek fatet e njerëzve të thjeshtë. Pothuajse secili varg është si një tronditje a shqetësim. Në të gjitha poezitë ka të bëjë me rimën ABAB dhe ka përfundime të mira. Hulumtimi i poetit në vetvete nuk është në shteg kalim të zbrazët, por ka një jetë të tërë përplot rrëfime për të gjallët dhe për ata që nuk janë. Në këtë rast liriku ynë është një shikues dhe shënjues nga një vijë e përkulur në trajtën e një laku ku vuan dhimbjet duke kërkuar shtëpinë që e ka vështirë ta gjej, përpos në ëndrra, pse jo të mos i bëhet realitet e jo si në përralla gjumi.

Në rrugëtimin e tij nuk çelin trëndafila, siç çelin në atdheun e tij, tashmë në mërgim. Stili artistik i të shprehurit përmes vargjeve dhe mençuria e poetit i afron lexuesit, i tërheq nëpër vargje, të cilat do të mbeten përgjithmonë vlerë sublime e pakontestueshme. Vërejmë si formë e të shprehurit të mendimeve dhe ideve që në brendi kapet si realitet, madje në disa raste gjuha e vargut i tejkalon të gjithë kufijtë. Poeti Shefik mbledh si fije-fije duke kërkuar gjithandej peizazhin që i jep kuptim jetës për të gjetur më të mirën e kërkuar në realitet dhe në secilin varg brilant.

SHEFIK ARIFI

Është për çudi se figura e vuajtjes së poetit shpeshherë shndërrohet në metaforë të jetës, e cila si e tillë lexohet si autobiografi subjektive. Lirikat e poetit Shefik Arifi, në diskursin e përgjithshëm ligjërimor, thurin brenda vete mallin dhe dhembjen e përvuajtur shpirtëror. Dhembja subjektive

tani në diskursin e tekstit ndërtohet si vetmi dhe si trishtim për personin e dashur që nuk është më. Malli i artikuluar përmes vetmisë së madhe, bëhet gjithnjë edhe sprovim personal përballë dhembjes, e cila tani promovohet dhe identifikohet vazhdimisht në poezi. E tërë ky kujtim ka pikën e vetë të referimit, ku liriku ynë nuk pajtohet me vdekjen e prindërve. Vdekja u bë prishje e lumturisë, e dashurisë, nga e cila është krijuar vetëm trishtimi dhe vetmia, kurse rikthimi në kujtime e rritë edhe më shumë dhembjen shpirtërore. Në këtë vepër poetike pavarësisht se cilit stil i përket, kjo nuk çon fort peshë, me rëndësi është se poezia e poetit mban në vete bukurinë natyrore, gjuhësore, stilistike, figurative, e gjithë kjo, pra, është poezia e poetit Shefik.

Megjithatë, bukuria më e madhe e këtyre poezive marrin tone antologjike si sinonim i një imazhi të jashtëzakonshëm drithërues! Para se ta përfundoj këtë vështrim të shkurtër të kësaj përmbledhjeje poetike, e përgëzoj lirikun tonë Shefik Arifin, dhe jam i bindur që përmbledhja do të përmbushë kërkesat e çdo lexuesi adhurues të lirikës së mirëfilltë dhe të fjalës së shkruar artistike.

NJË ZË I LARGËT

Poetit Shefik i uroj suksese dhe veprimtari të pandalshme në fushën e letërsisë sonë në përgjithësi.

 

M I N A T O R Ë T

I shoh tek nxitojnë të arrijnë orët,

Nxitojnë në thellësi ku është ari.

Shpesh dhe gjumin e lënë përgjysmë,

se gjumë për ta është minerali.

 

Minatorëve të mi në këtë qytet,

pa u çmallur mirë me diellin, të shkretën.

Të vetmit që nëpër ditë – net,

zbresin thellësive duke kërkuar jetën.

 

KJO ËSHTË NJERËZORE

Ne sot nuk ecëm secili në hesap të vet,

dhe njëri – tjetrin pa e përfillur.

Shikimi yt sot nuk më vret,

edhe pse dikur një lidhje kishim mbyllur.

 

Atëherë tepër miqësisht u ndamë,

se s’ishte ajo ndarje mortore.

Nëse njëri – tjetrit sot një buzëqeshje i dhamë,

kjo është njerëzore.

 

Ti ecën dhe herë – herë hapin e mban,

dhe mua s’më sheh me mospërfillje.

Edhe pse atëherë ca fjalë dot s’i thamë,

edhe pse atëherë s’arritëm te një lidhje.

 

DHE NJË ZOG E BËJ MIK SI NJERI

Dhe një zog e bëj mik si njeri,

drejt tij rend në hapësirë.

 

Le të hedhin folenë tënde erërat, o zog!

siç hedhin dimrat gjethet në shesh.

Siç mbështillet ushtari dimrave nën kapotë,

dhe unë me dashurinë e mikut do të të mbështjell.

 

Ju s’e dini se si e zë një miqësi unë,

e prej asnjërës nuk zemërohem pa shkak.

Më mirë dhe një mik të mirë më shumë,

më mirë dhe një mik të keq më pak.

 

H O R I Z O N T E T

Dielli tek ne vjen herët dhe ikën vonë,

e era si shufër në qiell kotet.

Hëna rri në parmakët e dritareve si medaljon,

gjer në mëngjes që përshëndet horizontet.

 

Kallëzat e stinëve nga sytë s’na kanë ikur,

për në vendlindje të çojnë të gjitha shtigjet.

Po pat ndonjë zjarr mos të vini për ta fikur,

se janë zemrat e të dashuruarve që digjen.

 

S Y T H E T

Shiun e fundit me keqardhje e ndoqëm,

ai erdhi si asnjëherë tjetër, kokëfortë.

Ca pemë u thyen, në sytë tanë u shkërmoqën,

dhe ne s’mundëm t’i mbronim, s’mundëm dot.

 

Në qytet për këtë flitej gjithë ditën,

nga ditët e tjera kjo ditë erdhi krejt ndryshe.

Pemëve shumë degë prej frikës u ikën,

por kanë, akoma sythe.