Suplementi Pena Shqiptare/ Mimoza Osmani: Do të thoni ju…

23
Sigal

Do të thoni ju, që u çmend …,

si çmendet hëna ,kur është e plotë,

që prehet lehtas gjirit tend.

Ashtu mes valëve, dhe thotë;

dua përnatë të ta puth buzën!

Buzë e paputhur, është pus i thatë.

Humbas mendimet tek të lë bluzën.

O kaltërsi e zjarrtë…

Do t’thoni ju që u çmend …

Ashtu si çmendet era jashtë

kur syri i hënës së argjendtë

mbart mallin e mëndafshtë.

Do t’thoni ju që u çmend,

për një të çmendur det me vale.

Ja që ky det është djalë levend

dhe ngjan me atë djalë…