Suplementi Pena Shqiptare/ Mimoza Gjoni Alushani: Sa shum prita

Më dhëmbë zëmra më dhëmb,

Moj zëmër aman aman,

Sigal

Ditën që herdhi haberi,

Bendilli svjen këtë behar.

 

Prita shum sa shum prita,

Mos harroi a është sëmur,

Kush e njeh kush e ka parë,

Haber ti thotë nga unë.

 

Na meraku u sëmura,

Zura vënd nuk mgrihem dot,

Dit e natë sytë me lotë,

Pres një fialë të më dërgoi.

 

Kush më jep lajmin e mirë,

Si flutur do fluturoi,

Do të dal me vrap përpara,

Botën dialit ti dhuroj.

 

Erdhi lajmi u shumpritur,

Dhe ëndrra aty mbaroi,

Më erdhi fustani bardhë,

Jam bërë nuse nusuroj.

 

Babai dasmën fillojë,

Gjith dasmorët në valle,

Sa lezet kan dasmat tona,

Pacim vetëm këngë dhe valle.