Sa shpejt u rrite,
Vajzë më çudite!
Moj vetull kajtanë,
zëmrën ma ke marë.
Rrugës kalon,
merakun ma shton.
Flokët t.i merr era
moj baluke prera.
Gjeta belanë,
ma shtove sevdanë.
Me sytë e bukur,
më ecën si flutur.
Dashurisë i këndova,
jo nuk u lodha.
Kjo dashuria,
është vet magjia.






















