Fustani i bardhë,
Më ka prekur shumë,
Moj bijë e nënës o.
Shpirti gëzonë,
Loti rri i fshehur,
Moj bij e nënës o.
Do dalësh na dera,
Vall si do durojo
Moj bij e nënës o,
Më delë si cupë,
E vjenë si zonjë,
Moj bij e nënës o.
Do më marë malli
E do të kërkoj
Moj bij e mënës o
Hedh syt nga do,
Po nuk të shikoj
Moj bij e nëmës o.
Të thërras më emër,
Zërin sta dëgjoi,
Moj bij e nënës o ,
Të rrita thëllëzë
E lule begojnë
Moj bij e mënës o.
Dialin që deshe,
Nuse të mer sot
Moj bij e nënës o,
Jetë të lumtur,
Të gjith të urojnë.
Moj boj e nënës o.






















