Suplementi Pena Shqiptare/ Luan Rama: Kometa shkon…

523
Sigal

 

Në parvazin e vetmisë po shikoja yjet
dhe një kometë kaloi,
më fshiku papritur para syve të magjisë
me fytyrën e motrës time.
-Po shkon, thashë me vete, po digjet në zjarr kjo kometë
në këtë qiell blu.
-Po shkon, pëshpëritën njëzëri yjet,
e mrekullueshmja ime, njerëzorja
me shpresë se do më shfaqet përsëri nëpër stinë
në kubenë e hyjnisë,
në qiellin e syve tanë,
me po atë dritë qumështi e dashurie.