Suplementi Pena Shqiptare/ Fabula nga Çano Nora

59

Fabula
1. ERA DHE LUMI

Era tek frynte mbi lumë,
Thosh me zë të saj të ngjirur:
-Mbi të gjithë qëndroj unë.

U hodh lumi vrulleshumë:
– Mbi të gjithë qëndro tërë ditën,
Por as vet, nuk di ku ikën.

  1. KUNGULLESHKA DHE ARRA

Kunguj të mëdhenj kam rritur një jetë,
Thoshte kungulli dhe mburrte të birin.
Dhe unë i tha arra,kokrra të vogla bëj vërtet,
Por më shumë se ti më përfillin.

  1. TË TË HAJË DHE DRURI TËND!

Një sëpatë me dru prej lisi,
Një fushatë te pylli nisi.

Tha një lis:-Trupi më dhëmbi,
S’pata me drurin më hëngri.

Më vjen të pëlcas në vënd,
Të të hajë dhe druri tënd!