Suplementi Pena Shqiptare/ Liliana Baçi Shkodrani: ON- OF

257
Sigal

Kur përgjova një herë nuk e kisha idenë sa bereqet sillka skuthlliku e sa hapësirë i lë përfytyrimit për marrjen e hapit më pas që të jetë i pregatitur në daljen fitimtare. Po unë e shfrytëzova pa inteligjencë e u bëra ortake e fajit të mëndësisë së prapë. U emocionova nga shtimi i njohurisë së lajmit që të fusja në grackë kë doja të rimerrja dialog serioz nën statusin e qytetarisë që shpesh bëj gjasme sikur më përket e sikur kam lindur në një pallat shumë yjesh ku shërbëtorët më rrinin përreth. Njëra më lyente flokët e m’i bënte gjysmë bezh e gjysmë stikë e pjekur fortë. Tjetra më pëshpëriste në vesh që korseja s’m’ish boll. U bëra si turpi i botës e nuk dija ta mbaja këtë siklet. Të tjerët janë më inteligjentë se unë, po atyre u përcjell respekt të strukur në flijimin e besës që një ditë si ata do jem.Se kam nevojë të jem si ta e këndoj shpesh -” Ku.ku.ku..”…zë këndezi nis për mua sqep. Ej , flisni me mua. Kam ardhur t’ju spiunojë kush nuk ju do. Kam ardhur t’ju them që treni i premtuar nuk u nis kurrë e mos besoni kë thotë që ju dua më shumë. Po ndërkohë ju kërkoj dhe falje për turpin e skuthllikut që mësova ta ngreh në supet e mi që nuk janë të brishtë. Janë supet që dinë të marrin flakë dhe ngrejnë duart lart të dorëzojnë thekët e pjekurisë vjeshtake, të cilat në qetësi duken si monumentet më të veçanta të Romës. – Apo po ja fus kot !? Roma ishte barbare! Roma ish luftarake deri në dhëmbë ! Roma lindi Neron Jul Qezar ! Roma u dogj ! Roma s’ish larg nga Pompei. Unë jam ON – OF ! PERJETIM PER GJENIUN (Kur bekonte Kadareja– rrëfim autobiografik) … … … ish viti 1986… … … Dhe se i jep të drejtë pendimit që si dha vëndin e duhur adhurimit të tij pyetjet zevzeke i lë të zbresin. Ajo sot nuk ja fal vetes justifikimin e distancimit të melankolisë të atij çasti me gërshetimin e imazhit të avancuar që tashmë i duket oratori metali. Kjo, ngaqë ka kohë që i rri në kujtesë episodi me pak fjalë që jo shpesh dëgjohet nga këto anë . Akoma kujton e akoma e si atëherë sytë i xixëllojnë kur me shumë se tridhjetë vite më parë provojë emocion të shkartisur me fat. Fat që se dinte ç’do të thotë kjo fjalë. Kish shkuar në një takim. Në atë takim. Me Atë. Me Kadarenë. Ish viti kur ish shumë e re pothuajse fëmijë. Diti që do takonte gjeniun, po diktaturat dinë si të minojnë ekzaltimin dhe mëndjet brilante të mos tkurren në rreptësinë e të paarritshmit. Pra dhe më të ” lartët” e madje dhe gjeniu ishin pothuajse të arritshëm në dialog , jo si mua e si ju..poo..pothuajse..Mjaftonte një spirale miqësish, jo e komplikuar, për të kurdisur një takim me gjeniun. U tha e u bë ! Po kjo mos kujtoni se nuk përmbante rrahje nën gjoks e sidomos kur për të foli gjeniu! Sot pas më shumë se tridhjetë vitesh ajo skuqet ende. E nuk e tregon. Nuk do që çfarë i tha gjeniu të hidhet në të ftohtin e vetëpëlqimit të vonë. I mjafton nën atë gjoks t’i strehojë e t’i mbrojë si bulbi në dëborë, kur pranverën strehon. Po rrallë, shumë rrallë i ka qëlluar si e zënë në turp ndonjë veshi të cikur t’ia tregojë. E veshi i porsa cikur tjetrit vesh të tij ia pason  ,e mbyllë në egon e pagojë. Ajo nuk do që besimi i gjeniut të vdesë. Duhen vesh që dinë të dëgjojnë për të mirë, vesh që ka mësuar të lumturojë jo të shumojë bindjet që po gjëndet në lumenj, as t’u thotë -Mbani sytë në këtë përqëndrim. Se pamë gjeniun e vërtetë. Magjinë ajo e kish prekur e kjo i mjafton për të mos derdhur ujrat në ç’do lumë. I mjafton buzëqeshja kur kujton jelekun cërka- cërka të gjeniut . E pa në sy. Dhe ajo: syzet përmbi hundë të rënda boll, flokët ngritur më në ball, buzët lënë pak hapur sikur ruante çdo fjalë t’i dilte e saktë kur i tha : Ti je…. Ti je diferenca , vazhdo udhën e majave mes majave të shpirtit femëror. Majat e kujt?! -mendon sot ajo që më shumë se tridhjetë vite kanë kaluar. Gjeniu po ! Gjeniu do rrojë ! Gjeniu le të rrojë. Tridhjetë të tjera, treqind, tremijë e akoma e akoma të rrojë gjeniu i vëndit tim. Gjeniu i vendit tonë, që mbahet në buzë të lyera lloj- lloj. Gjaku i tij zjenë për maja botërore. Ka kapërcyer kufijtë e frymës së parë… Gjaku i tij xixëllon. Gjakun e tij sulmojnë. Ai marrshon… Qesh aq pak sot ajo… ç’ne , buzëqesh si portreti më famoz i Da Vinçit kur fjalët e gjeniut kujton. Po ndjen që s’ka si të mos ketë qënë i vërtetë kalërimi i vetëdijshëm i përfytyrimit të gjeniut si vetëdija e saj, që ndoshta s’kish epokën e marrshimit të harmonisë . E s’ish as e pirë… Një sy e një vesh te gjeniu: tjetrin sy te përfytyrimi i zbërthimit të kopsës së parë te parku i liqenit më pas, ku gjeniun patën bashkëudhëtarë në imazhin ëndërrimtarë dhe më shumë se tridhjetë vite më pas. AJO ISHA UNE!