Tirana qyteti i luksit,
me skllevër dhe vila gjigande,
me pallate, që sfidojnë qiejt!
Tirana që vuan përditë,
mes helmit dhe territ.
Tirana me parlamentarë,
të hurit dhe litarit.
Pa shkollë dhe injorantë,
që zihen dhe rrihen përditë.
Tirana e plehrave, që kurrë nuk u hoqën.
Tirana që rrojnë dhe vdesin përditë.
Tirana e të papunëve që ikin përditë.
Tirana e pleqve që mbahen me patericë!
Tirana e horrave që nuk njohin frikë,
Tirana e gjobave, nga njerëz të pacipë.
Tirana e detit dhe malit,
Tirana që betonohet çdo ditë!






















