E mba mend moj mikja ime,
Kur flinim mbi kakërdhi?
Pleshtat kërcenin si gjule
Nevej bënim dashuri
E mba mënd moj qerrateshë,
kur jeshëm çobenë me dhi?
U me poture te leshta,
Ti me çitjane peshlli.
Kur hajëm qumësht lëkure,
Dhe jetojëm në zoi,
Hidhej pleshti si gjule,
Nreq e brëna në kusi.
Ti veje per korropëne,
U veja per kusëri.
Ato pasdreke te gjata,
Bëjëm edhe gaxibi.
Besëqënia më gënjeu,
Më dha llafin e ma ktheu.
Gënje moj qëne gënje,
Në të zënça në hile’!
Se dhe unë moj firaune,
Jam si ti i asaj pune!