Suplementi Pena Shqiptare/ Flutura Açka: Roja i gëzimit

255
Sigal

 

 

Vetmia jote pas porte

ma lidhi ditën,

në vjegën e bruztë të brengës.

Braktisja i ka brejtur pragjet

e lëmashku pushtuar ka pullazet.

Si ta mpijmë molën e ikjes,

që drynuar ka mirëserdhjen tënde?

Kuisin ndryshkur menteshat,

anohen nën peshë t’vet flegrat,

harruar në t’shkuar poterja e fëmijëve,

kotollumba të shkaktonin dikur oborrit,

kur barin e shkelte frymëria.

Ti roje tragjike,

në cep të heshtjes pret kthimin,

ngatërruar stinët në ruzaren e kohës,

grinden të ikë prej degësh ngjyra e dimrit,

shpejt lulet do të shkunden ajrísë,

e ti do t’kthehesh në

roja i gëzimit.