Suplementi Pena Shqiptare/ Eva Gjoni: Sfidë

766
Sigal

Në do në jetë tradhtinë të provosh
Tradhto dikë tjetër me mua
A në do te vjedhësh gjëra që të duhen,
Vidh mendimet e mia,
Por në qoftë se do të gënjesh bukur,
Vazhdo gënje, thuaj nuk të dua!

Vajzë e vogël lëkurë ngjyrë gruri
Hidhesh e kërcen, zbathur në pellg
Sytë e tu gëzimin nuk e fshehin
I përcaktuar fati yt
Vajzë e vogël lëkurë ngjyrë gruri
Të qeshurën tënde sot ta vodha
Kisha nevojë për të, ti nuk më pe …

Midis asaj që duhet dhe asaj që do!
I vetmi ekuilibër që na vë kusht jeta,
Asnjëherë të sigurt, asnjëherë të zot,
Për të gjetur të duhurën, të gjithë gabojmë,
Ta ndryshojmë, koha nuk mjafton.
Cikli i karmës përsëri vendos,
Ekuilibri vazhdon të na sfidojë.