Suplementi Pena Shqiptare/ Elpiola Lluka: “Zhytur tej vajit të qiellit”

81
Sigal

Nën perdet e natës së errët qëndroja,

atje ku hëna vallëzonte e vetmuar…

Qiellin me yje plot shkëlqim vëzhgoja,

dhe muzgu buzëqeshje më falte ndriçuar…

 

Hënës në qiell të hapur puthje i dhuroja,

me blunë e thellë mure lutjesh ndërtoja…

Si piktura “Starry Night” e Van Gogh shpirtin pikturoja;

E gjithë galaktika midis tërë ngjyrave formohej,

papritur Rrugës së Qumështit me lule shtrohej…

 

Qielli me shiun gjithmonë më përqafon,

ka kohë që dhimbja ndienjat copëton…

Pikat e tij me aromë petalesh mpihen,

bashkuar retë nën metamorfozë nxihen…

 

Dhe rrahjet e zemrës me vetëtima godasin,

rrufe të përgjakura prej fatit trokasin…

Stuhia e mendimeve në erë thur lutje,

nën vajin e qiellit shpirti zhytur tutje….