Ngrita dorën të kap qiellin
e veç lart e mbaja kokën.
E kështu për lart u nisa
por papritur humba tokën!
Humba tokën miq të dashur
farë e fis edhe komshinjtë,
si të fluturoj drejt Tokës
Pa i bërë përshesh turrinjtë!
Dhe turrinjtë përshesh i bëra,
por dhe vura mend në kokë
Sepse njerëz përfundova
jo përmbi, por thellë nën Tokë!
Dhe tani e shoh prap qiellin
por s’kërkoj ta prek me dorë
se nuk do dhe shumë njeriu
kokërr gruri mëndje ‘ gjorë!
Pastaj, që të prekësh qiellin
qenka thjeshtë një metaforë!