Suplementi Pena Shqiptare/ Arsinoi Zengo Kallco: “Shekullofshin dashuritë e zjarrta”

38
Sigal

Unë të dashurova ty pa kuptuar
Dashurova shpirtin dhe sytë e tu
Dashurova paqësisht zërin tënd
Prekjet e tua ishin frymëzim i brishtë!

Më premtove yjet më solle nurin
Më premtove hënën më solle dritën
Më premtove botën nën këmbët e mia
Por unë botë të kisha ty me të gjitha!

Kur dashuronim bëheshim një
Kur sytë qanin buzët kafshonin
Kur buzët qeshnin puthnin gushët
Dhe përqafime shkëmbenim sërisht!

Unë vajza jote e pikturuar në zemër
Të qëndisa shpirtin tënd me fije të arta
Më dhe jetë më shumë se kisha
Shekullofshin dashuritë e zjarrta!