Suplementi Pena Shqiptare/  Arsinoi Zengo Kallco: “Ne zemrën e një nëne”

86
Sigal

Po plakem, më tha ngadalë,
ca rrudha më kanë damkosur ballë,
flokët e verdhë dredha dredha.
Në të argjendë tani nuk loz as era!
Po plaket moj bijë nëna ngadalë
nën sytë e purpurt lëkura zvarrë.
Mollëzat e bukura janë varur
buzëve dhe fjalët i janë vakur!
Po plakem më tha se duart më dridhen,
zemra më shpon seç ka ca dhimbje…
Gjumi tërë natën nuk më zë dot,
pleqëria e shkretë më torturon!
Bijë do plakesha unë një ditë;
në zemrën time ka veç dritë.
Dashurinë e nënës nuk e mplak mosha!
Për nënën ti mbetesh gjithmonë e vogla!
Nënkë ç’më bërë tani prap të qaj?
Ti je e bukur dhe s’ke pse ndien faj.
Gjithë rrudhat e tua janë sakrificë;
të puthsha unë shpirtin o zemër o dritë!