Suplementi Pena Shqiptare/ Arsinoi Zengo Kallco: “Dashuria e ka nje emër”

Unë nuk mund të shkruaj më

Unë nuk kam me frymëzim

Sigal

E kisha një motiv një dëshirë

E kisha një që quhej dashuri!

 

Mua nuk më bëjnë më duart

As shpirti më nuk më buzëqesh

Në thellësinë e zemrës sime

Tashmë ka mbetur një emocion i pa vlerë!

 

Më more pranverën e çelur në dimër

Më shove zjarrin e ndezur mes borës

Më këpute telat e zërit të brëndshëm

Më helmove ëndrrat që bashkë i vodhëm!

 

Premtimet qënkan si era për ty

Ndjenjat e tua të lidhura pas frikës

Mos guxo të më kërkosh sërish dashurinë

Dashuritë janë për heronj

Janë për ata që mes luftrash u ringritën!

 

“Ti nuk dite të dashurosh një femër

Ti dashurisë nuk i vure një emër”

 

“Unë, femër”

Unë jam heshtja që mban brenda britma,

jam loti që fshihet nën një buzëqeshje,

jam ëndrra që ngrihet,

edhe kur krahët i kam të lodhur.

 

Unë jam plagë e padukshme,

që rri e fshehur në shpirt,

por jam edhe dritë,

që s’ka stuhi që ta shuajë krejt.

 

Në pasqyrë nuk shoh vetëm veten,

por dhe mijëra hije femrash para meje,

që u thyen, u ringritën, u dashuruan,

dhe tani jetojnë në mua.

 

Jam grua –

me mall e me brishtësi,

me forcë të fshehur në heshtje,

me zemër që di të durojë,

edhe kur bota më harron.

 

Dhe prapë, qëndroj…

Sepse jam femër,,,,

dhe kjo është forca ime e përjetshme!