“Dashuritë e vërteta qajnë në heshtje”
Pres fytyrën të shoh zërin ta dëgjoj.
Sot mbase do të vij, jo nesër më mirë !
Dhe nesër jo se nuk e dija kur…
Ca ditë më shumë ja do kthehem prap unë!
Duron, qan, thërret mes zhurmash.
Buzëqeshje e ngrirë në buzët tulatet.
Shkëlqimi i syve po fikej ngadalë.
Zhgënjimi e kish mbytur atë vajzë!
Nuk të flas më, nuk të shkruaj.
Nga telefoni emrin do ta shuaj.
Po vij…tha një ditë prej ditësh,
Pastaj të lutem dilë më pritë!
Në varkën e lotëve të mi lundrojë.
Nuk pyete si ndihesha vallë për një çast.
Velat i tundje furishëm nxitoje
në bregun e tundimit të dilje fitimtar!
Dashuria s’ka fitore për njërin nga ne.
Dashurinë di ta mbajë vërtetësia dhe guximi.
Kush diti nga ne të dashurojë vërtet?
Kurrë nuk mundi të bëjë hipokritin!
Kush diti të dashurojë vallë,
më fort nga ne!

“Meditim mbi dhimbjen”
Dhimbja nuk është vetëm plagë;
është një pyetje që shpirti i bën jetës.
Ajo vjen pa trokitur dhe ulet pranë nesh
si një mendim i lashtë që kërkon të kuptohet.
Në heshtjen e saj mësojmë sa e brishtë është drita
dhe sa e thellë është errësira që mbajmë brenda vetes.
Njeriu është një udhëtar i çuditshëm;
kërkon lumturinë por rritet përmes dhimbjes.
Sepse vetëm kur zemra thyhet pak
ajo hapet më shumë për të kuptuar botën.
Dhimbja është filozofia e trupit,
mësimi i heshtur i shpirtit.
Ajo na mëson se asgjë nuk është e përhershme: as loti as gëzimi.
Dhe ndoshta kuptimi i jetës nuk është të shmangim dhimbjen,
por të mësojmë ta mbajmë në duar,
si një të vërtetë të brishtë që na bën më njerëzorë.
Në fund, ajo që mbetet nuk është dhimbja,
por vetëdija se kemi jetuar thellë.

“Zemrën e humbe atë natë”
Endacake në mendimet e mia!
Desha të kisha mantelin e artë.
Zemrës t’ia vishja një herë,
pastaj të fluturoja me yjet mesnatë!
Kur qielli të më rrëmbejë ndër krahë,
dhe ti i trembur do t’më kërkosh.
Do thërasësh në mesnatë i vetmuar ,
zemra ime pa ty nuk fluturoj dot!
Dhe atëherë kur zëri yt do dëgjohet;
Vetëtima rufe në zemër do të godasë,
se vajzën tënde yjet ta kishin marrë,
ndaj zemrën që kishe e humbe atë natë!

Erdhi koha t’i shkruaj pranverës
Ështe stina më e bukur e imja!
Frymëzimi të kap pa kuptuar,
ndonëse ti je akoma në gjumin e dimrit
ajo të troket në portat e zemrës,
dhe ti papritur zgjohesh me tjetër dëshirë për të jetuar,
dhe shpresuar se ngjyrat e bukura të pranverës u rikthyen sërish.
I kthehem nostalgjisë së atyre viteve,
ku jeta ime ishte e rrethuar me ylbere ngjyrash në këtë periudhë.
-Erdhi Pranvera …… Në Dardhën time magjike!!!
Bari sapo kish filluar të dilte
me ngjyrën e shpresës “jeshilen” magjepsëse!
Po lule shqera?!
Aty ndënë njërën avlli të rrugicës
një tufë me lule shqerka buzëqeshin,
duke u përkëdhelur se vallë ato ishin të parat që sollën pranverën,
dhe sipër zili pak më andej.
Ehhhh manushaqkat përpëlitnin qepallat,
dhe të ofronin aromën dehëse
duke të bërë t’i dashurojë me një shikim!
Sythat e kumbullave, sapo shpërthenin,
dhe të mendosh që sa hap dhe mbyll sytë
do shndërroheshin në nuse me fustane të bardha,
dhe parfume ipnotizuese!
Ja dhe koria me pishat dhe pemët e tjera
po bëhen gati të garojnë jeshillëkun anë e kënd,
dhe ndërkaq zogjtë po rikthejnë shtegetimin përsëri në folezat
ku nje vit më parë kishin ndërtuar!
Vogëlushat ju rikthyen gumëzhimave,
brohoritjeve entuziazmit se erdh behari….
Unë e adhuroj pranverën
është stina që më bën të mbush shpirtin me ngjyra,
gëzim, shpresë… dhe çdokujt i dhuron sadopak motivin
që të përcjellë pranverë në jetën e tyre!
Pranvera stina që unë adhuroj!

“Melodi harrese”
Rrallë herë shkoj e takoj,
Aty ku ishte pak e shikoj.
Më thoshte të vija kur nuk ish,
Me mua lozte si një fëmijë!
Rrallë herë ndodhte ta prekja,
Mbështjellë supet fërkonte heshtja.
Me bishtin e syrit mundohej të thoshte,
edhe këtë herë të tjerat s’do ndodhte!
Dhe unë i gjori nga pas i vija!
Sa herë nën buzë i pëshpërija;
ku je, ku ishe, ku shkoi dashuria?
Më morri malli për vëndin ku rrija?
Tashmë nuk shkoj ta takoj!
Aty ku ishte më nuk e shikoj.
S’më thoshte të vija se nuk ishte më
Ç’u bëra ç’u bë vallë kush di gjë?!





















