Suplementi Pena Shqiptare/ Armenida Qyqja: Lëshohu tek unë

26
Sigal

Adami im, parajsa fillon te sytë e dashur
dhe lulëzon thellë, brenda në zemër.
Eja, të premtoj s’ka mollë të ndaluara,
e as gjarpërinj që fëshfërijnë fshehur…

Eja, lëshohu ashtu si trupi gjumit.
Lëre shpirtin mbi mua të flerë.
Unë që të dua si frymën e fundit,
në krahë da ta mbaj gjersa koha të bjerë…

Në kopshte të tjera varur le të rrinë
Frutet e përjetësisë së zotave.
Mua më mjafton Edeni ynë,
me puthjet e tua ushqehem, ambrozha…