Suplementi Pena Shqiptare/ Arjana Fetahu Gaba: Më fol shtëpia ime!

151
Sigal

Më fol shtëpia ime, pse më rri në heshtje,

Plot vite këtë çast, kam pritur të vijë,

Unë të vëritem sikur ajo dallëndyshe,

Që s’di ku të ulet, e s’di ku të rrijë.

E di s’ke ç’të thuash, se më je mërzitur,

Harta harta muret, për mëshirë rrëzuar,

Veç në trupin tënd akoma ca gozhda,

Portetet tona ende mbajnë zgjuar.

Përballë kuzhina ku rrinte nëna ime,

Atje ku ajo gatuante me aq shumë dashuri,

Tani në këto qyngje bloza ka shtruar,

Dhe zjarr më, si ndizet në gji.

Me tutje dhomat e gjumit, shtretër të harruar,

Dikur të qeshurat gjëmonin në mesnatë,

Dritares së vogël, ngrënë mola drurin,

Atje nga hynte hëna dhe rrinte me ne gjatë.

Ndërsa jashtë obrrit, ende sikur dëgjoj,

Çhak çuket e sëpatës, kur priste dru babai,

Kasollja e Balos sikur më rënkoi,

Një lehje të zbehte sikur këngë vaji.

Ah moj shtëpi, që s’më flet një fjalë,

Dhe unë gojë mbyllur jam, e s’te flas dot,

Ti më kupton, mërgimi qe një hall,

Që ma bloi shpirtin në mulli me lot.