A më dëgjoni ç’po u them,
se shpirtit do ti vë një gur.
Do të dal nga ajo derë,
Dhe si Rozafa do bëhem mur.
Në më pafshi që të vi,
më thefshi duar edhe këmbë.
Edhe malli po të më grij,
do ta ha veten me dhëmbë.
Edhe gjakun do ta pi,
mos më ngeltë asnjë pikë.
Në më thërritshi, jo nuk vi,
vetes do t’ja ngul një thikë.
Mos u pafsha, mos më pafshi,
as ngatrruar nëpër këmbë.
Ja ku jam, prandaj ju them,
veten do ta ha me dhëmbë.