Suplementi Pena Shqiptare/ Anja Toma: Brengë  

38
Sigal

Brengën e deha në një gotë!

Hodha aty plot derte dhe gaz,

po e kthej me një frymë

le të notojë sot ky maraz.

Le të mbyten dhe xhindet aty,

që avadanë më ngritnë mua.

E në delir në më ç’ofshin

shkofshim bashkë, mish e thua.

E në më marrshin për të çmëndur

e të më sikterisin andej tej

do t‘i shpartalloj dhe ligjet

e zotohem të të gjej.

E brenga ime e pasosur

këmbëkryq le të sheshohet.

Në mos gjeç udhë për t‘u kthyer

le të flerë, më mos zgjohet.