Suplementi Pena Shqiptare/ Ahmet  Demaj: Romani “SOFIJA” midis fantazisë dhe realitetit

Romani i ri “SOFIJA” i shkrimtarit Çlirim Hoxha një befasi joshëse. Tre vajza himariote: Sofija, Marika, Vasilika një ditë vendosën të dalin partizane. Janë të moshës 16 – 17 vjeçe. Pa hyrë në emocione letrare. Një pyetje për vajzat: Pa më thoni moj vajza, pse vendosët të dilni në mal? Shikojnë njera – tjetrën dhe i lënë Sofijes radhën të përgjigjet: Ajo ndjenjë që ju shtyri edhe Ju, vëllezërit tanë të lini familjet tuaja vetëm.

Tendenca letrare për ta bërë luftën të bukur e shëmton të vërtetën dhe aq më tepër kur personazhet i vë në një zonë gjeografike si “Lumi i Vlorës” që e njeh atë luftë me rrënjë e me dhëmballë. Dhe të frymëzohesh pas 80 vjeteve nga lufta edhe kjo është reale.

Sigal

Ndaj personazhi Sofije rritet përmes vështirësive të luftës, të dimrit, të armës, të kujdesit shëndetësor, të ligjeve të luftës. Dhe kalon prova: gjyqi i Ramize Gjebresë në Ramicë i tronditi vajzat kur u japin urdhër: qëlloni mbi Ramizenw. I luten komandës që të mos ta kenë përballë, por me shpinë. Ramize bërtet: Dola në mal për liri dhe plumbin e pres në ballë. Qëlloni! Vajzat qëllojnë në ajër. Tronditje që i ndoqi gjatë luftës, por të trija u bënë më të forta, për të çuar luftën deri në fund.

Ka një prozë poetike nga “Maku Piro” (Nako Spiro) them unë. Nuk qesh i zoti të të mbroja. Aty gjen edhe një zemër të madhe labi: Zoto Aga: “Mos e vrisni Ramizenë. Do t’u jap unë një nga vajzat e mija të dalw në mal”. Ky është labi prototip që e do lirinë, por do dhe njerinë. Çlirim Hoxha i njeh rrethanat mirë. E ka ndërtuar arkitekturën e romanit që të çosh deri në fund njohjen e personazheve dhe domosdo Sazan Bregu (Zaho Koka) pyetjes së nënës së tij: A e doje ti atë vajzë? Lotët te sytë e tij ishin përgjigjur: Po! Dhe nëna ngushëllon: Jo çdo meteor që zbret nga qielli takon tokën.

Wshtë roman për luftën që shkruhet pas 75 -vjetëve. Janë zbehur shumë gjëra, por internimi i 600 vlonjatëve për në Zemun, Aushvic, Mathauzen. Skenat që ka krijuar autori kur lexon librin, se bën gjumin rehat. Të përgatitësh gropën ku do digjen shokët dhe i sigurtw që aty do digjesh dhe vetw duket dhe besohet që është kriminal. I tillw ishte nazizmi dhe bashkëpunëtorët e tij. Kapitulli për çifutët, qëndresa e vlonjatëve meriton lapidar dhe kohët po e sjellin me një ndërtim Muzeum në Vlorëi.

Kështu e kanë romancierët në çdo faqe linjë të re dhe e takon me të vjetrën, që ne kemi vajzat nga Himara Sofijen, Marikën, Vasilikën që, dhe pse në luftë kanë kohë për humor dhe ngacmime të moshës (Marika dhe Vasilika ngacmojnë Sofikën se komandanti Avdul Kaparieli e shikon ndryshe), i beson më shumë, i premton detyra. Muhabete kur flinin gjumë në dyshekun tokë, me jastëkun gurë, me jorganin qiell me shumë yje.

Kalon gati 100 faqe gjëndje psikologjike e rënduar edhe nga kampi gjerman. Dy mjekw u përgatitëm për paqe e na rrëmbeu lufta. Por të pa tundur në bindjen që kombi gjerman supermaci dhe numërojnë Bah, Moxart, Bethoven, Vanger, Haid, Shubert, Shuman. Një ushtri që diskuton për këto nivele arti dhe 3 vajzat himariote që dalja e parë të tyre nga Himara i shpie në mal partizane, por shumë krenare, që fituan ndaj një ushtrie kaq të fortë.

Shkrimtari dhe ata që e lexojnë këtë libër binden sa e drejtw ka qenë lufta Antifashiste Çlirimtare për ata që e bënë dhe e fituan. Sa fallco dalin akuzat ndaj saj si luftë civile. Argumentet që sjell Çlirim Hoxha të bindin mbi të vërtetat e luftës.

Po personazh negativ nuk ka ky roman? Ja një: Rrem Bajraktari.Vajza 15 vjeçare Drane Lami kërkon ujë e plagosur. Thuaj “poshtë partizanët” i propozon Rrema. Poshtë fashizmi bërtet vajza dhe merr plumbin në ballw. Gjykon vet lexuesi.

Ka një kulm. Lëvizja: Himarë, Lumi i Vlorës, Përmet, Berat, Tiranë, Kukës, Kosovë, episode interesante prandaj janë  duke u bërë të forta. 29 Nëntori çliron Shqipërinë.

Tre vajzat himariote me raportet e tyre të organizuara në skuadra, toga, kompani, batalione, brigada futen në Kosovë, Prizren, Pribolje, rrugë drejt Vishegradit dhe Sarajevës.

Zëri i Avdul Kaparjelit, që ëndërronte të kthehej gjallë dhe bashkë me të edhe syzeza nga Himara Sofie Aleksi, Marika Goro, Vasillo Dhima. Për Sofikën ëndërronte… Por jo.

Ja çfarë ndodhi.

Dy shtabet përballw në një front të ngushtë territori, të pabarabartë forcash.

Gjeneral Von Brand përgatit të tijët për sulm në 4 të mëngjesit.

Avdul Kapareli i vendosur në të drejtën e fitores do të triumfonte.

Lufta u ndez. Komandanti me komandën “Para partizan” mobilizoi gjithë të vetët. Mitralozi i Sofika Aleksit u ndez. Lufta kulmon me sulme  e kundërsulme.

Avdul Kapareli ndihet kur Meto Sina raporton se Sofika nuk u gjend. Ku ishit ju kur u plagos Sofika dhe u zverdh në fytyrë. Ajo u shkëput nga ne dhe sulmoi para. E pash që ra në tokë, u mbulua nga tymi. D.m.th u vra, po trupi ku është? Janë faqe të shkruara bukur u kthehesh me dëshirë ti lexosh dy herë. Disa analiza, disa raportime. Po kaq rrept edhe pala gjermane. Shumë të humbur. Secili mbledh të vrarët e vet, por ka një kulm: Doktori gjerman Peter Brukner kish marrë në ambulancën e tij edhe të plagosurën Sofika Aleksin të nxjerrë nga rënojat e artilerisë, në gjëndje koma, por me shpresë jete. 360o kthesë. Dr. Brukner në presion. Ju shpëtuat një armikun tuaj. Jo Dr. Klaus, unë demostrova që jam human. Jam mjek. Tre botë të ndryshme: komandant Avduli që humbi Sofikën, Dr. Bruker që shpëtoi Sofikën. Sofika në mes dy botëve. Përmendet dhe pyeti: ku jamë? Shokët? Kush e fitoi betejën? Unë pse me ju??

Pa u zgjatur. Lajmi që Sofika ra dëshmore: Mbërritja në komandë dhe familje, dhimbja e shokëve për të rënën. Enigma e mos gjetjes së trupit në njërën anë.

Ana tjetër Sofika e gjallë, kujdesi i mjekut Peter Brukner deri në përkushtim. Shpurja e Sofikës në shtëpinë e vet në Austri, kujdesi i motrës së mjekut deri në përgjërim për të. Prindërit e mjekut e shohin të dyshimtë, por shohin të birin Dr. Peter të vendosur që e do. Dilema e Sofikës që kupton ndjenjën njerëzore të Petrit. Endërrat për komandant Avdulin. Dilema: unë të martohem me armikun tim?? Vendimi për tu martuar. Rruga për në Australi. Lindja e 3 fëmijëve (Marsi dhe Juga) binjak. 25 vjet me endrrën për tu kthyer në Himarë.

Përgatitja e guidës. Dysheku për nënën dhe deri te momenti që pas 25 vjetëve e shpallur e vdekur. Përfytyrimi i ceremonive ngushëlluese te nënë Shaniko me statusin e vajzës: “Sofika Aleksi dëshmore”.

Ardhja në Himarë e Sofikës, burrit Peter dhe dy fëmijëve. Trokitja te dera: Hape nënë derën!! Jam Sofika jote. (Të kujton legjendat shqiptare Dhoqina dhe Kostandini).

Një habi e vërtetë. Sofika e ikur partizane 17 vjeçe i zhvillohet një skenar jete që realizon një film të konkurueshëm me çdo lloj subjekti tjetër del fitues.

Skenat dhe skenarët të befasojnë: e pranon nëna, pajtohet me të bijën, por qysh do t’tja bëjë dekoratës së Dëshmores?

Ja zgjidhja: Te varrezat e dëshmorëve në Vlorë Sofika,burri dhe dy fëmijët gjënden përball varrit: “Këtu prehet dëshmorja Sofika Aleksi”. Shpërthen të qarët. Ngushëllohet nga burri dhe fëmijët. Shkojnë në Komitetin Ekzekutiv, raportojnë për situatën. Ligjërohet heqja e statusit dëshmor.

Përfundon guida me vizitë në kryeqytet. Romancieri Çlirim Hoxha nuk mund të rrinte pa çliruar nga ankthi komandantin Avdul Kapareli. Familja e Dr. Peter me Sofika Aleksi, Jugën, Marsin futen në kafe. E pa pritur për Sofikën i shohin sytë komandantin mbi ca letra. Skuqet, zverdhet, hutohet, kaplohet e shqetësuar nga burri, por guxon t’i thotë: Ai aty është komandanti im. Dua ta takoj. Po. Takoje. I vete në tavolinë. Ju jeni komandant Avduli. Unë jam Sofika Aleksi. Si është e mundur. Tregon historinë. Mallëngjim, përqafime. E prezanton me Peterin që i shpëtoi jetën dhe në ato kushte u bë burri i saj.

Ja replika e fundit. Avduli: Ne fituam luftën, por humbëm Sofikën. Peteri: doni të thoni që ne humbëm luftën, por fituam Sofikën.

Kjo është lufta.Nuk di sa do frymëzoj ky libër vajzat 17 vjeçare ta lexojnë si përvojë për të përballuar jetën jo si në Big Bradher por në luftë për liri e të drejtat e tyre. E quaj arritje të shkrimtarit dhe i uroj suksese për romane të reja me qendër realitetin jetësor.