Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Xheka: “Ju flet Tirana”

342
Sigal

“Ju flet Tirana”
i fola mikrofonit
dhe mikrofoni i foli Nënës Shqipëri.
U drithërova i tëri
u burrërova që katërmbëdhjet vjeç,fëmi.

“Ju flet Tirana”
I fola me zë të plotë popullit tim
dhe u betova
se do i shërbeja me përulësi,
me dashuri dhe me përkushtim.

“Ju flet Tirana”
Mëse gjysëm shekulli në mikrofon
nga orët e para të mëngjesit
mesditave,
e deri netëve vonë.

“Ju flet Tirana”
dhe jam krenar.
Kurrë nuk u tjetërsova,
ju fola shqip
dhe vetëm si atdhetar.

“Ju flet Tirana”
Fola vetëm me mendjen time
dhe vetëm me zërin tim
se ju desha JU dhe atdheun
deri në sakrificë e përgjërim.

“Ju flet Tirana”
“Mirmbrëma shqiptarë kudo që jeni”
“Mirmbrëma Nënë Shqipëri”
Ju flas edhe sot
e do të flas sa të kem fuqi.

“Ju flet Tirana”
Në përjetësi.