Sa herë që hypi në urban
(Qoftë mbrëmje a mëngjes )
do ndesh gjithmonë ca afrikanë,
ose një grup pakistanezë
Gjithkush mbi sup shtrëngon një çantë
(S’di pse nga larg më ngjajnë njësoj )
Flasin gjithmonë me zë të lartë
që unë nuk mundem ti kuptoj.

Nuk kanë shumë kohë që kanë mbërritur
Më të vjetrit kanë mbërritur vjet.
Megjithatë tek ta shoh dhimbje ,
dhe disa lotë që i mbajnë të fshehtë.
Dyzime , ëndrra të pafatësh ,
rreth tyre venë e vijnë si shtjellë.
Në këtë tokë prej refugjatësh
as vetë se dijnë ,çfarë i ka sjellë !
Ndofta i josh kjo stinë me verë
( Apo ky diell , që veten çmënd)
Pas tyre nesër do të vijnë të tjerë
dhe në urban s’do ketë më vend.
Çdo ditë që shkon, shtohen më tepër!
(Asnjë nga ta s’kthehet më pas )
Unë do kërkoj ish miqtë e vjetër
Por s’do gjej kënd ,me kë te flas !




















