Ismail Xhaferi: Kobure e Avni Rustemit

447
Sigal

 

Kur ti vrave tradhëtinë,
Gjithë atdheu me frymë u ngop,
S’ishte krismë revolveri,
Ishte një gjëmim si top.

Krisma që lëkundi malet,
Që buçiti deri larg,
Ishte gjëmimi atdheut,
Trupi tij mbushur me plagë

Ishte zëri i Shqipërisë,
Si stuhi që ngjitet malit,
Gjaku që u derdh në Vlorë,
Krahu Ismail Qemalit

Ishte zëri Shën Naumit,
Të plagosur brinjë më brinjë,
Brenga që vazhdon e dhemb,
Thika që na rri mbi shpinë.

Ishte zëri Kanan Mazës,
Brigjeve të Labërisë,
Ishte shpirti tokës sonë,
Përmbi gjoks të historisë.

Ishte zëri Toto Hosit,
Kur një predhë në mes e preu,
Zorrët jashte trupit të tij,
Si Vermoshi jashtë atdheut.

Ishte klithmë e Boletinit

Klithmë që lindi nga zjarri,
Rendi- rendi në dekada.
Mbërriti tek Adem Jashari.

Kobure e Avni Rustemit,
E ka gjëmimin si top
Për këdo që shet vatanin,
Dhe një milimetër tokë.