Zyrtare/ Zidane largohet nga Real Madrid, dy opsione në tavolinën e Perez

211
Sigal

Qarkullonte prej kohësh por tashmë ka marrë trajtë zyrtare: Zinedine Zidane nuk është më trajneri i Real Madrid. Ka qenë vetë klubi spanjoll që ka bërë publik një vendim të tillë, sigurisht me një mesazh dashurie ndaj një personazhi që ka bërë historinë në këtë klub si lojtarë dhe më pas si trajner.

“Real Madrid njofton se Zinedine ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin si trajner i klubit tonë. Tani është koha për të respektuar vendimin e tij dhe për të treguar vlerësimin tonë për profesionalizmin, përkushtimin dhe pasionin e tij në gjithë këto vite, si dhe për atë që ai përfaqëson si figurë për klubin e Real Madrid. Zidane është një nga mitet më të mëdha të Real Madrid dhe legjendat e tij shkon përtej asaj që ai ka qenë trajner dhe lojtar i klubit tonë. Ai e di që është në zemër të Real Madrid dhe se ky klub është dhe do të jetë gjithmonë shtëpia e tij”, shkruhet në komunikatën e klubit spanjoll.
Ky largim i Zidane i hap rrugë skenarëve të tjerë, Real Madrid i duhet të gjejë një zgjidhej të shpejt pasi edhe opsioni i parë, Max Allegri ka rënë përfundimisht pasi italiani pritet të rikthehet në krye të Juves. Për momentin në tavolinën e Perez janë dy opsione, Raul dhe Antonio Conte. Sa i përket Zidane, tekniku mund të marrë drejtimin e Francës në rast se Deschamps largohet pas “Euro2020” ose mund të transferohet në Paris, në krye të PSG në rast se Pochettino rikthehet tek Tottenham Hotspur.