ZYRTARE/ Talenti i madh anglez transferohet te Manchester United

166
Sigal

Jadon Sancho zyrtarisht është një futbollist i Manchester United pasi ka kryer vizitat mjekësore duke qenë në Angli i grumbulluar me kombëtaren e Southgate.

Futbollisti do të transferohet për një shumë të barabartë me 85 mln euro.

Por, investimi në total është edhe më i madh për Djajtë e Kuq dhe sipas burimeve britanike prek gati 200 mln eurot bashkë me komisione dhe rrogën e lojtarit për pesë vitet e ardhshme.

Sancho largohet nga Borussia Dortmund pas 4 vitesh që kur në vitin 2017 verdhezinjtë e morën nga sektori i të rinjve të Manchester CIty.

Sakaq, sipas medieve britanike, ai ka kërkuar nr.7, që sot mbahet nga Cavani!