ZYRTARE/ Roma blen talentin e PSG

481
Sigal

Deri më tani çdo gjë ishte në ajër, por ditën e sotme gjithçka është bërë zyrtare, klubi i Romës ka arritur të blejë nga skuadra e PSG-s talentin e saj 18 vjeçar, Ruben Providence.

Providence ka bërë gjashtë paraqitje për PSG në UEFA Youth League sezonin e kaluar, versioni i Champions League për të rinjtë, duke shënuar një gol dhe duke përgatitur dy të tjerë.

Romanët do t’i paguajnë skuadrës së Parisit 500 mijë euro, mirëpo kjo shumë mundë të rritet në bazë të performancës së lojtarit.

Sulmuesi anësor do të firmosi një kontratë 4 vjeçare me klubin e romës.

Adoleshenti si fillim do t’i bashkohet të rinjve të skuadrës “verdhekuqe”.

Image