Flet doktoresha: Tumoret e gjirit, metodat bashkëkohore të trajtimit

711
Sigal

Frika, pasiguria dhe në jo pak raste mungesa e informacionit, kanë bërë që shumë gra të paraqiten te mjeku në faza të avancuara të tumorit të gjirit.

Ndonëse konsiderohet si shkaktari kryesor që çon në humbjen e jetës te gratë, kjo sëmundje mund të mbahet në kontroll dhe më tej akoma mund të parandalohet nëse nuk neglizhohen kontrollet.

“Kur bëhet fjalë për kancerin e gjirit, rëndësi ka të mos arrish te shenjat e para. Pra, fokusi duhet vënë në parandalimin e sëmundjes. Kjo mund të arrihet duke bërë kontrollet rutinë vjetore me ekzaminimet përkatëse sipas moshës. Këshillohet që çdo vajzë mbi 18 vjeç të bëjë kontrolle periodike dhe ekografi të gjirit, bilaterale.

Kjo gjë nuk duhet të shmanget, pavarësisht se femra nuk ka asnjë shqetësim. Pas moshës 40 vjeç dhe kur struktura e gjirit e lejon, mund të kryhet krahas ekos edhe mamografia”, pohon dr. Edlira Rehovica, kirurge-senologe.

Doktoresha, duhet thënë, është e vetmja në vendin tonë e specializuar për senologji. Mjeku senolog është një mjek që ka mbaruar Mjekësinë e Përgjithshme, që ka bërë specializimin në kirurgji dhe një subspecialitet tjetër në kirurgjinë e gjirit.

Doktoreshë, për patologjitë e gjirit, tumoret malinje dhe beninje flitet shpesh. A janë mjaftueshëm të ndërgjegjësuara gratë për të kryer kontrolle?

Në çfarë faze paraqiten kryesisht? Kanceri i gjirit është në krye të listës sa u takon shkaktarëve që çojnë në humbjen e jetës te femrat. Kur gratë paraqiten në ambulator, shqetësimi që kanë është prekja e një mase të huaj. Ka një predominim të moshës 50-65 vjeç, por nuk mungojnë as moshat e reja. Personalisht, mendoj që gratë kanë informacionin e mjaftueshëm, por është frika ajo që prevalon. Duke pasur frikë, ato neglizhojnë kontrollet periodike që janë të rëndësishme për diagnostikimin e hershëm. Përgjithësisht, gratë që vijnë nga zonat urbane kanë më shumë informacion. E kundërta ndodh me gratë në zonat rurale, ku frikës dhe pasigurisë i shtohet edhe mungesa e informacionit dhe kontaktet e rralla me mjekun. Kjo bën që ato të paraqiten në faza shumë të avancuara.

Kur tumori është në faza të avancuara, si manifestohet?

Ka një spektër të gjerë të manifestimeve, duke filluar që nga ndjenja e prekjes së një gjëndre në gji që më përpara nuk ka qenë, koka e gjirit është e rekratuar, e futur brenda, skuqje lokale e zonës ku është masa, gjëndër në sqetull dhe hapja e tumorit në lëkurë, ose ulcerimi i tumorit dhe plagët e hapura. Kur i pyesim gratë se cili është problemi që kanë, ankohen për rrjedhje të gjirit. Shumëkush mund të mendojë që bëhet fjalë për një rrjedhje nga koka e gjirit, por në fakt nuk është e tillë, është tumori që është ulceruar dhe rrjedh.

Që në nisje e cilësuat kancerin e gjirit si një ndër shkaktarët kryesorë të vdekshmërisë te gratë, cila është prevalenca?

Duke iu referuar statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik, çdo vit mesatarisht në vendin tonë diagnostikohen 380 raste të reja me tumoret e gjirit. Kjo është një shifër e lartë, e cila vit pas viti ka njohur edhe rritje. Ndërkohë, 1 në 100 raste është mashkull. Pra, nga kjo patologji nuk janë të për jashtuar as meshkujt.

Cilat janë shenjat që nuk duhet të neglizhohen dhe ekzaminimet që duhen kryer për të diagnostikuar në kohë sëmundjen?

Kur bëhet fjalë për kancerin e gjirit, rëndësi ka të mos arrish te shenjat e para. Pra, fokusi duhet vënë në parandalimin e sëmundjes. Kjo mund të arrihet duke bërë kontrollet rutinë vjetore, me ekzaminimet përkatëse sipas moshës. Këshillohet që çdo vajzë mbi 18 vjeç të bëjë kontrolle periodike dhe ekografi të gjirit, bilaterale. Kjo gjë nuk duhet të shmanget, pavarësisht se femra nuk ka asnjë shqetësim. Pas moshës 40 vjeç dhe kur struktura e gjirit e lejon, mund të kryhet krahas ekos edhe mamografia.

Çfarë do të thotë kjo?

Struktura e gjirit përbëhet nga disa komponentë, nga ana madhore gjëndra e mirëfilltë e gjirit dhe struktura dhjamore. Sa më e re të jetë femra, aq më shumë strukturë glandulare. Me kalimin e viteve, struktura glandulare zëvendësohet, jo e gjitha, me strukturën dhjamore. Struktura glandulare mund të shikohet shumë mirë me ekografi dhe kjo është arsyeja që femra në moshë shumë të re mund të kryejë vetëm eko. Ndërkohë pas të 40-ve, në plotësim të ekografisë, e theksoj këtë, në plotësim mund të kryhet edhe mamografia.

Rëndësi ka parandalimi, por në momentin që kemi arritur te shenjat e para, çfarë duhet të na vërë në alarm?

Së pari, prekja e një gjëndre të lëvizshme ose jo në gjoks, e cila nuk ka qenë më përpara dhe kjo mund të kontrollohet lehtësisht gjatë kohës që bëhet dush. Siç krijohen gjëndrat në gjoks mund të krijohen edhe në axill, në sqetull. Mund të kemi po ashtu një tërheqje të kokës së gjirit që s’ka qenë më përpara, ose rrjedhje gjaku nga koka e gjirit. Të gjitha këto janë shenja që të vënë në alarm për t’u paraqitur menjëherë te mjeku specialist.

A është tumor çdo gjëndër që mund të na shfaqet?

Çdo pacient që na vjen me një gjëndër në gji, jo domosdoshmërisht dilet në përfundimin se është tumor. Para se të dilet në këtë konkluzion, bëhet vlerësimi i shumë faktorëve. Nuk është njësoj një gjëndër te një vajzë 20-vjeçare dhe një gjëndër te një grua 50 vjeçe. Faktori moshë ka një rëndësi të madhe, por duhet të shikohet edhe fortësia e gjëndrës, të qenit e fiksuar ose jo, pasja e linfonodos axilares në të njëjtën kohë. Të gjitha këto janë tregues që vlerësohen nga mjeku specialist para se të dilet në përfundimin se ka diçka që nuk shkon me këtë paciente. Kuptohet që të gjitha këto janë shenja që të orientojnë drejt një patologjie malinje, por sërish nuk mjaftohemi këtu sepse diagnozën përfundimtare e vë biopsia.

Sa shpejt përparojnë tumoret e gjirit?

Fakti që në e vëmë theksin te kontrollet e përvitshme, nuk është e rastësishme. Supozohet se nëse një grua bën sot vizitën te mjeku senolog, ekografinë pas një viti kur të paraqitet për rikontroll te mjeku, jemi në kohë për t’i diagnostikuar në fazat fillestare këto patologji malinje. Çka do të thotë se, brenda vitit ajo grua quhet e mbuluar dhe nuk rrezikon që sëmundja të dalë jashtë kontrollit duke agravuar situatën. Sa më e vogël të jetë patologjia, aq më pak invasive është trajtimi.

Në të kundërt çfarë ndodh?

Në të kundërt ndryshon trajtimi kirurgjikal, ndryshon protokolli i mjekimit me kimioterapi dhe radioterapi. Nëse tumori ka avancuar, atëherë aq më pak efikas do të jetë edhe trajtimi.

Përmendët gjithashtu për shtimin e rasteve vit pas viti doktoreshë, mund të ndalemi te faktorët e rrezikut, cilët janë?

Kanceri i gjirit është një patologji multifaktoriale, që do të thotë se ka një sërë faktorësh që çojnë në shfaqjen e kësaj patologjie. Ekzistojnë faktorët gjenetikë, janë dy gjene që janë fajësuar për kancerin e gjirit, BRCA1, BRCA2. Këto janë gjene, që në të njëjtën kohë rrisin incidencën edhe për patologjinë e kancerit të vezores. Faktor risku tjetër është obeziteti, pirja e alkoolit, duhanit, abortet, përdorimi i kontraceptivëve oralë, lindja në moshë të madhe. Po ashtu, ardhja e ciklit në moshë shumë të hershme është një tjetër faktor risku. Ndërkohë, shtatzënia në rastin e kancerit të gjirit është faktor mbrojtës.

Cilat janë skemat e mjekimit që aplikohen në vendin tonë dhe a kemi ne një qasje me vendet bashkëkohore?

Në parantezë, dua të theksoj se mjeku që merret me trajtimin dhe diagnostikimin e patologjive të gjirit është mjeku senolog. Mjeku senolog është një mjek që ka mbaruar Mjekësinë e Përgjithshme, që ka bërë specializimin në kirurgji dhe një subspecialitet tjetër në kirurgjinë e gjirit. Kirurgjitë e gjirit ndahen në mënyrë madhore në dy grupe, kirurgjitë konservative dhe kirurgjitë demolitive. Kirurgjia konservative, edhe nga vetë emri ka për qëllim të ruajë strukturën e gjirit pasi ka hequr lezionin patologjik. Kurse në rastin e kirurgjisë demolitive, konsiston në heqjen e komplet gjirit bashk

Kur aplikohet njëra dhe kur tjetra?

Kjo varet nga disa faktorë. E para, nga madhësia e tumorit. Sa më i madh është tumori, aq më e vogël është mundësia që ti të përdorësh një kirurgji konservative, e cila quhet ndryshe quadrantectomia. Që ndryshe do të thotë heqje parciale e një quandranti të gjirit së bashku me tumorin dhe një kufi të indit të shëndoshë rreth e qark tumorit. Gjiri është i ndarë në 4 kuandrante dhe secila prej tyre ka emërtime të veçanta, mbi bazën e të cilave bëhet edhe trajtimi. Sa më i madh të jetë gjiri dhe sa më i vogël të jetë lezioni, aq më e madhe është mundësia të aplikohet kirurgjia konservative, kjo sepse një gjoks i madh nukë me linfonodos axilares të sqetullës.

Kur aplikohet njëra dhe kur tjetra?

Kjo varet nga disa faktorë. E para, nga madhësia e tumorit. Sa më i madh është tumori, aq më e vogël është mundësia që ti të përdorësh një kirurgji konservative, e cila quhet ndryshe quadrantectomia. Që ndryshe do të thotë heqje parciale e një quandranti të gjirit së bashku me tumorin dhe një kufi të indit të shëndoshë rreth e qark tumorit. Gjiri është i ndarë në 4 kuandrante dhe secila prej tyre ka emërtime të veçanta, mbi bazën e të cilave bëhet edhe trajtimi. Sa më i madh të jetë gjiri dhe sa më i vogël të jetë lezioni, aq më e madhe është mundësia të aplikohet kirurgjia konservative, kjo sepse një gjoks i madh nuk ndikohet nga heqja e një kubi. Së dyti, pasja apo jo e linfonodos axilares në të njëjtën kohë, e cila sërish ndikon në zgjedhjen e metodës kirurgjikale që do të aplikohet nga mjeku për trajtimin e kësaj patologjie. Së treti, pasja ose jo e metastazave në kohën e diagnostikimit. Edhe ky është një faktor që e detyron mjekun kirurg, që para trajtimit kirurgjikal të pacientit të bëjë atë që quhet terapia neoadyuvante, ose atë që quhet trajtimi paraprak me agjentë të kimios. Pasi përmasat e metastazave të zvogëlohen, bëhet trajtimi kirurgjikal.

Cilat janë metodat e reja të trajtimit?

Nëse ne kemi një sistem parandalues të tumoreve të gjirit, çka do të thotë kontrolle rutinë, eko dhe mamografi që ne të diagnostikojmë tumorin e gjirit në fazën fillestare, aq më e madhe është mundësia që t’i kapim këto lloj lezionesh. Këto lloj lezionesh trajtohen me atë që quhet vacuum assisted biopsy, që do të thotë heqja me vacum e mikrokalcifikimeve dhe shumë pak inde të shëndosha. Kjo metodë në vendin tonë nuk aplikohet ende, por ne jemi në fazën e sugjerimit për ta futur në sistemin shëndetësor, pasi është një metodë diagnostikuese dhe njëkohësisht edhe trajton. Në, ne vendin tonë, realizojmë në mënyrë perfekte biopsi ekstempora, që do të thotë se në kohën që mjeku është duke operuar, heq kubin e gjirit me tumorin brenda dhe ind të shëndoshë. Në kohë reale, kjo çohet tek atomopatologu, i cili, për 30 minuta, bën prerjet e nevojshme, shikon materialin në mikroskop dhe të thotë nëse kufijtë janë të shëndoshë apo të infektuar. Kur kufijtë janë të shëndoshë, ne e ndërpresim interventin aty dhe e mbyllim. Kjo teknikë ndihmon kirurgun për të ditur se deri ku mund ta vazhdojë ndërhyrjen. Ndërsa kur janë të infektuar, vijojmë me heqjen e gjirit dhe pastrimin e linfonodujve të sqetullës. E gjitha kjo realizohet në kohën kur pacientja është në efektin e narkozës.

Si përjetohet njohja me sëmundjen deri te heqja e gjirit?

Kur unë bëra specializimin në Itali, shefi i shërbimit atje, në zyrën e tij, kishte edhe kuti me fasoleta. Kishte me shumicë, ndërsa njëra qëndronte mbi tavolinë. Një fakt që më bëri shumë përshtypje. E kuptova rëndësinë e tyre kur asistova për herë të parë në një komunikim diagnoze. Në momentin që pacientja vjen, profesori nxjerr një fletë formati të bardhë e në të vizaton strukturën e gjirit, mjaftueshëm qartë, sa të mund të kuptohej edhe nga pacientja. Pacientja, pasi e dëgjoi, nisi të qante, në atë moment profesori shtyu drejt saj kutinë e fasoletave, duke i lënë kohë që të rimerrte veten pas një lajmi të tillë. Pasi u qetësua, folën mbi mjekimin. Të njëjtën teknikë zbatoj edhe unë. Nuk është e lehtë të përballesh me lajmin se në trupin tënd gjendet një tumor. Në fillim qajnë, më pas nisin të rebelohen me sprovën që fati i kurdisi. Më pas vjen faza e pranimit, kurajës dhe e bashkëpunimit. Ata pacientë që i ke parë të qajnë, i dëgjon të thonë: doktoresha jam shumë mirë, do ta kaloj. Kur bëhet një mastektomi, ose heqja e gjirit, ky është një invalidizim që i bën gruas. Përpara ndërhyrjes, pacientes i është shpjeguar me detaje se çfarë do të ndodhë, por në momentin që vijnë për të mjekuar plagën, fytyra e atyre grave që shohin veten e tyre me një vijë të kapur në fund, është gati-gati e papërshkrueshme me fjalë. Në fytyrat e tyre mund të lexosh habi, por edhe një gjendje shoku mbi atë që i ka ndodhur trupit të tyre. Nuk është aspak e lehtë.