Atalanta, Gjimshiti shkruan historinë në Champions, mbrojtësi kuqezi protagonist absolut, flirtoi me golin

64

Berat Gjimshiti, ashtu si pjesa tjetër e Atalanta, përjetoi një histori të pabesueshme në Champions League. Në sezonin e parë në këtë turne të magjishëm, Gjimshiti ishte një nga protagonistët absolut të ekipit bergamask. Mbrojtësi kuqezi nuk stonoi as përballë gjigandëve francez, zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, për aq kohë sa ishte në fushë. Flirtoi dy momente edhe me golin, një rrezik konstant në zonën e PSG. Në minutën e 47-të me kokë drithëroi mbrojtësit francez ndërsa në minutën e 57-të kishte një mundësi të pastër të dyfishonte shifrat, një rast për të vënë duart në kokë. Pavarësisht eliminimit, Gjimshiti bëhet futbollisti i parë shqiptar që arrin kaq larg në Champions League.

Gjimshiti

Vlerësimi i mediave italiane pas sfidës ishte gjithashtu pozitiv: “Konsumon një karton të verdhë kur Icardi e lë në vend, por nuk gabon. Për pjesën e mbetur të ndeshjes e kalon mirë, edhe pse topi i djeg në këmbë sa herë kalon gjysmëfushën. Kjo nuk është Serie A dhe duket. Në disa raste mund edhe të shënonte por i pa fat”, shkruan TuttomercatoWeb.