Zyrtare/ Përfundon procesi i shitjes, Chelsea kalon në duart e pronarëve të rinj

132
Sigal

Tashmë edhe zyrtarisht, klubi i Chelseat është bërë me pronarë të rinj.

Klubi londinez ka njoftuar se Todd Boehly nga sot e ka nën pronësi klubin.

Procesi i shitjes ka marrë të gjitha miratimet e nevojshme, si nga Qeveria e Britanisë së Madhe, Premier Liga dhe autoritetet e tjera.

“Konsorciumi i udhëhequr nga Todd Boehly dhe Clearlake Capital përfundon blerjen e Chelsea Football Club”, thuhet mes tjerash në njoftimin e klubit nga Londra.

“Ne jemi të nderuar të bëhemi kujdestarët e rinj të Chelsea Football Club”, tha Boehly.

“Ne jemi të gjithë brenda ,100% , në çdo minutë të çdo ndeshjeje. Vizioni ynë si pronarë është i qartë, ne duam t’i bëjmë fansat krenarë. Së bashku me angazhimin tonë për të zhvilluar skuadrën e të rinjve dhe për të fituar talentin më të mirë, plani ynë i veprimit është të investojmë në klub për një kohë të gjatë dhe të ndërtojmë historinë e jashtëzakonshme të suksesit të Chelseat. Unë personalisht dua të falënderoj ministrat dhe zyrtarët në Qeverinë britanike dhe Premierligën, për të gjithë punën e tyre në realizimin e kësaj”, shtoi Boehly.