Patriot Behrami është mposhtur në çerekfinale nga boksieri Lorenzo Sotomayor duke u eliminuar nga Lojërat Europiane Minsk 2019.
Boksieri azerbajxhanas, 34 vjeç, nuk dhuroi diçka të veçantë por pati përvojën e duhur e cila i solli triumfin kundrejt 19-vjeçarit nga Kosova.
Patriot Behrami meriton duartrokitje për shkak të paraqitjeve të tij në rrethin e parë ndaj kroatit Zheljko dhe ndaj italianit Vincenzo Mangiacapre.




















