Zbulohet data dhe ora, ja kur Messi do mbajë konferencën e “lamtumirës”

223
Sigal

Lionel Messi do t’iu adresohet opinionit pas largimit të tij nga Barcelona.

Lionel Messi do ta thyejë heshtjen për herë të parë që nga largimi i tij nga Barcelona në një konferencë për shtypin.

Messi do t’iu adresohet opinionit të gjerë përmes konferencës të paralajmëruar për në orën 12:00 sipas kohës tonë lokale ku pritet t’i tregojë të gjitha gjërat që ndikuan dhe çuan deri tek largimi i tij.

34 vjeçari do të flasë para opinionit në “Camp Nou” në konferencën e “lamtumirës” me Barçën.

Kjo konferencë vie dy ditë pas konferencës së Joan Laportas, i cili mbajti konferencën për shtyp pas largimit të Messit gjatë ditës së djeshme.