Mundodeportivo shkruan se mesfushori brazilian, Paulinho, shpreson që gjatë javës së ardhshme të transferohet te skuadra nga ‘Camp Nou’.
28 vjeçari është pjesë e Guangzhou Evergrande në Kinë, skuadër kjo që ka refuzuar ofertën e parë prej 20 milionëve për mesfushorin.
Por, Paulinho shpreson që shumë shpejtë të gjendet një zgjidhje, dhe transferimi i tij te Barcelona te kompletohet.
“Jam befasuar se si klubi nuk i është përgjigjur ende Barcelonës, duke dalë vetëm në media për të refuzuar ofertën”, deklaroi Paulinho.
“Nuk kam mundur të flasë me presidentin e klubit, por shpresoj që kur Barcelona të vijë sërish, Guangzhou do të zgjidhë gjithçka që transferimi të përfundojë sa më parë”
