Atletico Madrid bind Griezman të injorojë Barcelonën, ja çfarë i ka premtuar

357

Prej më shumë se 1 muajsh në media të ndryshme ndërkombëtare flitet se Antoine Griezman sezonin e ardhshme do t’i bashkohet Barcelonës, por raportimet e fundit thonë se Atletico ka bindur francezin për të qëndruar në Madrid

Drejtuesit e klubit i kanë premtuar 26-vjeçarit se ‘el colchoneros’ do të bëjë blerje të mëdha në merkaton e verës. Lajmi është konfirmuar nga “Diario AS”, që ka zbuluar se lojtari ka marrë garanci nga klubi për investime të rëndësishme në merkato.

Për t’i vërtetuar Griezman se pretimet e klubit do të mbahen, drejtori sportiv, Andrea Berta, po punon të për të realizuar një blerje të rëndësishme para fillimit të Botërorit.