Xhavit Sefa: Cilësia është e dobët, ka rënë futbolli i traditës

11

KATEGORIA E PARË/ Kryesimi u mbyll në javën e 29-të, specialisti Xhavit Sefa kritikon skuadrat e tjera

Sigal

Nga Agron Kaja

Cilësia e kampionatit në Kategorinë e Parë është e dobët në përgjithësi. Edhe pse AF Elbasani me Bylisin kanë dominuar kampionatin, ka rënë shumë futbolli i traditës

Edhe katër javë na ndajnë nga përfundimi i Kategorisë së Parë për sezonin 2023-2024, dhe në javën e 29-të të tij u përcaktuan matematikisht vetëm verdiktet e kreut të renditjes, por jo për titullin kampion dhe për nënkampionin. Sepse AF Elbasani e Bylisi fituan ndeshjet e kësaj jave dhe në renditje krijuan diferencën ndaj Flamurtarit të vendit të 3-të: 15 pikë larg AF Elbasani dhe 13 pikë larg Bylisi. Të dyja këto skuadra do të jenë pjesë e Abissnet Superiore për sezonin e ardhshëm, ndërkohë që specialist i futbollit Xhavit Sefa, ish-futbollist dhe trajner i Lushnjës në elitën e futbollit shqiptar, deklaroi dje për gazetën “Telegraf” se ky kampionat në Kategorinë e Parë ka cilësi të dobët. Edhe pse AF Elbasani me Bylisin e merituan ngjitjen në Superiore, ai shprehet se ka rënë shumë futbolli i traditës. “Java e 29-të, përveçse veçoi dy kryesueset, të cilat matematikisht u ngjitën në Superiore për sezonin e ardhshëm, në ndeshjet e tjera u pa se cilësia vlen shumë për të dëshiruar. U ngjitën Elbasani me Bylisin në Superiore, por unë mendoj se futbolli i traditës në këtë kategori thuajse ka humbur fare. Sepse aty janë edhe Flamurtari, Apolonia, Tomori, Lushnja, Burreli e Korabi me histori në elitën e futbollit tonë. Sot, shumica e tyre po mendojnë edhe mbijetesën në këtë kategori”, kështu e nisi bisedën specialist i futbollit Xhavit Sefa, i cili nuk harron të theksojë edhe numrin e golave të shanuar këtë javë. “Edhe pse u shënuan 21 gola në javën që mbyllëm të Kategorisë së Parë, kjo mesatarja 3.5 gola për ndeshje nuk mendoj se vlen për t’u veçuar. Sepse duke patur skuadra që kanë cilësi të dobët në lojën e tyre, sikundër humbja 0-4 e Lushnjes ndaj Luzit, kaq gola ndoshta nuk janë shumë. Gjithsesi, në javën që u mbyll nuk e kishim parë dhe nuk e prisnim që Tomorri edhe pse fitoi, tregoi lojë të dobët.  Në këto javë të mbetura, nuk është çudi që të kemi më shumë gola të shënuar në një javë. Pra, më duhet të përsëris faktin se cilësia është e dobët në përgjithësi, edhe pse AF Elbasani me Bylisin kanë dominuar kampionatin, sepse ka rënë shumë futbolli i traditës” Po si e shikon javën e 30-të specialisti Pepa? “Duke ju referuar kalendarit të 30-të, janë disa sfida që do vendosin deri diku skuadrat e mbijetesës dhe këtu unë shikoj se do përfshihen edhe Besa, Kastrioti, Burreli e Lushnja”, ishte kjo biseda e gazetës “Telegraf” me specialistin e futbollit Xhavit Sefa.

EUROPIANI “GJERMANI 2024”/ EDHE 59 DITË

Legjionarët në fundjavë, Manaj dhe Uzuni protagonistë

KALENDARI/ GRUPI B

NDESHJET E SHQIPËRISË

Datë 15 qershor 2024

Shqipëri-Itali        Ora 21:00

Stadiumi: Signal Iduna Park

Në Dortmund (81.365 vënde)

Datë 19 qershor 2024

Kroaci-Shqipëri    Ora 15:00

Stadiumi: Volksparkstadion

Në Hamburg (57.274 vënde)

Datë 24 qershor 2024

Shqipëri-Spanjë    Ora 21:00

Stadiumi: Mërkur Spiel-Arena

Në Dyseldorf (54.600 vënde)

Në pritje të finaleve të kampionatit Europian “Gjermania 2024”, deri në nisjen e tij, në gazetën “Telegraf” do të sjellë paraqitjet e lojtarëve të Kombëtares sonë, dhe gjithçka do të ndodhë në këtë periudhë edhe me kundërshtarët tanë të Grupit B në këto finale. Disa nga futbollistët e Kombëtares shqiptare ishin protagonistë me skuadrat e tyre ku luajnë në Evropë, dhe kur kanë mbetur edhe 60 ditë deri më 15 qershor, kjo nisje i takon sulmuesit kuqezi Rei Mana, i cili dhuroi asistin e parë këtë sezon me Sivaspor, skuadër që po pretendon Europën. “Sofa Score” e vlerësoi me notën 8, më shumë nga të gjithë legjionarët e tjerë kuqezi, por këtë javë paraqitje të mirë bënë edhe Ivan Balliu në La Liga dhe Arbnor Muçolli në Suedi. Ndërsa Myrto Uzuni shënoi golin e tij të 10-të në La Liga, duke treguar se është i gatshëm të jetë pjesë e zgjedhjeve që do të bëjë trajneri Silvinjo për Europianin.

Trajneri Hima u “divorcua”, Burreli pret bankinë të re

Pas humbjes 0-1ndaj Tomorrit  në Berat, trajneri i Burrelit, Klevis Hima deklaroi në konferencën për shtyp se ka menduar divorcin. “I uroj suksese Tomorrit për fitoren, por do flas me presidentin sapo të kthehemi në Burrel. Nuk kam më çfarë t’i jap kësaj skuadre dhe këtu mbyllet gjithçka”. Burreli e ka vështirësuar qëndrimin në Kategorinë e Parë dhe kalendari i javës së 30-të e përball me një kundërshtar mbijetese, Kastriotin e Krujës. Të presim se kush do jetë me skuadrën në bankinë.

NDESHJET, JAVA 30

E shtunë, 20 pril 2024

Korabi-Luzi 2008           15:00

E dielë, 21 prill 2024

Vora-Tomori                  15:00

Flamurtari-AF Elbasani  15:00

Apolonia-Bylis               15:00

Lushnja-Besa                 15:00

Kastrioti-Burreli             15:00

RENDITJA

Skuadrat             Nd     Pikë

1.AF Elbasani       29      69

2.Bylis                  29      67

3.Flamurtari          29      54

4.Vora                  29      45

5.Apolonia            29      43

6.Korabi               29      40

7.Besa                  29      31

8.Lushnja             29      31

9.Burreli               29      31

10.Kastrioti           29      30

11.Luzi 2008        29      27

12.Tomorri           29      17