Vllaznia prezanton blerjen e re, vjen mbrojtësi që u largua nga Erzeni

Vllaznia ka bërë goditjen e radhës në merkato, me kuqeblutë që kanë prezantuar Xhelil Asanin.

Mbrojtësi që e mbylli me Erzenin është gati për një aventurë të re në Superiore me skuadrën shkodrane.

NOA

“Klubi i Futbollit Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se nga dita e sotme pjesë e familjes kuqeblu është bërë edhe futbollisti Xhelil Asani. Sezonin e kaluar ai ka qenë pjesë e Erzenit, ndërsa për dy sezonet e ardhshëm, lojtari që luan në krahun e majtë të mbrojtjes do të jetë pjesë e jona. Mirë se erdhe Xhelil!”, shkruan Vllaznia në postimin e bërë në rrjetet sociale.