Vllaznia planifikon një tjetër miqësore, zbret në fushë të shtunën

104
Sigal

Të shtunën Vllaznia do të luajë një tjetër ndeshje miqësore, pas asaj që zhvilloi me Burrelin fundjavën e kaluar. Këtë herë do të ndeshet me Teutën, që po stërvitet në qytetin e Pukës.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” dhe me shumë mundësi në orën 18:00. Të shtunën e kaluar në këtë stadium kuqeblutë mundën 1-0 Burrelin e Kategorisë së Parë, me golin e Qatos.

Duke qenë se përballë do të jetë një skuadër e Superiores, pritet që në shkallët e stadiumit të ketë më shumë tifozë shkodranë. Trajneri Tomas Brdariç do të ketë një mundësi të mirë për parë gjendjen reale të të gjithë futbollistëve që ka në dispozicion aktualisht.