Vjen në jetë vogëlushi Mateo, Messi baba për herë të dytë

519
Futbollisti më i mirë në botë është bërë baba për herë të dytë! E fejuara e Lionel Messit, Antonella Rocuzzo, ka sjellë në jetë ditën e premte (11 shtator), vogëlushin Mateo.
Lindja e bebit është bërë nëpërmjet metodës cezariane dhe edhe nëna dhe fëmija raportohen në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Lajmi është bërë i ditur nga vëllai i Messit, Matias, nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter. 
Argjentinasi, 4 herë fitues i “Topit të Artë”, ka anashkaluar stërvitjen e së premtes për të qëndruar në krah të bashkëshortes gjatë lindjes së fëmijës së dytë. Sidoqoftë, prania e tij kundër Atletico Madridit nuk është aspak në dyshim. 
Sigal