Viron Bezhani*/Çfarë po ndodh sot në Shqipëri?!

514
Sigal

 Apeli i mjeshtrit të madh të mundjes: “Ne po tregohemi të verbër, që nuk po kuptojmë vlerat e sportit”

 Kemi 22 vjet Demokraci. Por gati çdo dite në vendin tonë po ndodhin ngjarje  dramatike, qe vijnë nga kallashi. Në kujtesë të vjen dhe ngjarja ne Detin Adriatik e Detin Jon, që as deti nuk e di sa ka përpirë. Në ekran shikojmë për ditë aksidente tragjike. Dikush është hedhur nga kati i 15-të i godinës sepse nuk ushqen dot fëmijët . Një tjetër po mbytet në liqen për t’i dhënë fund varfërisë. Dikush grabit lokale. Një tjetër vret biznesmenë. E jo vetëm kaq, por janë vrarë e po vriten  me kallash Komisar Policie e punonjës policie… pra qëllohet mbi shtetin. Atëherë shtrohet pyetja a kemi demokraci?! Këtu po vritet dhe vetë shteti, se duke u vrarë policia, po vritet dhe vetë shteti. Kur vritet policia, kush e mbron vetë shtetin?! Madje kulmi arrin  kur mafiozë  arrijnë të qëllojnë mbi shtetin! Kur themi se është vrarë shteti, do të thotë se nuk funksionojnë strukturat e vetë shtetit. Madje, e para vetë policia, ku janë vrarë rreth 200 punonjës policie! Për pasojë nuk mund të funksionojnë normalisht as organet e akuzës dhe të vetë drejtësisë. (?!) A nuk është moment të thërrasim: “O shtet mblidh mendjen e ‘kokës’ tënde! Kjo, sepse policia është mbrojtja e shtetit dhe vetë rendit publik, që do të thotë se vetë shteti nuk është i sigurt dhe vetë populli është në prag të kaosit, se vetë populli nuk punon e nuk jeton i qetë. E të mos funksionojë shteti ne strukturat e saj dhe ne edukimin e brezit te ri, do  të thotë se po bie shteti. E të bjerë shteti do të thotë se vendi dhe populli janë në mëshirën e fatit, se jeta e popullit është në rrezik, është në prag të kaosit. Nuk thuhet më kot se për popullin është më mirë një diktaturë, se sa një kaos, ku njeriu vret njeriun, ku s’e merr vesh qeni të zonë!? Deri kur do e lejohet kjo gjendje ? Lind pyetja c`është ky tranzicion kaq i gjatë e kaq i vështirë . Kush duhet të përgjigjet dhe çfarë masash duhen marrë? Përgjigja është: “Sigurisht në radhë te parë pushtetarët të cilët guxuan dhe po guxojnë të mbajnë drejtimin e pushtetit“ !? Kjo situatë kaotike ka çoroditur e po çorodit në radhë të parë rininë dhe vetë popullin!

Mbas çdo tragjedie shohim se pushtetarët lëvizin duke marrë masa të ndryshme si lëvizje kuadri , shkarkime detyre, shtimin e numrit te policëve, etj., a thua se janë “qorra” dhe nuk kuptojnë se nuk mund ti mundësh dot t’i ndalosh krimet makabër, vjedhjet, djegiet me benzinë kur shohim dita ditës se çfarë brezi po rritet. Ne shohim se politikat shtetërore nuk po i ndalojnë fenomenet negative te rinisë. Nuk e kuptohet se, si Majtas dhe Djathtas, nuk po duan te merren as me brezin e ri, nuk po duan ta integrojnë Shqipërinë ne Europë. Vetë shteti po vret rininë, po vret një brez të tërë në gjithë Shqipërinë, madje duke e detyruar rininë të iki nga Atdheu e të emigrojë nëpër botë.

Eksperienca botërore merr si mjetin kryesor për edukimin e brezit të ri aktivizimin me Sport. Ata po e përdorin sportin për të edukuar rininë, për ta shkëputur rininë nga fenomenet negative. Po ne të verbër jemi?! A nuk e kuptojmë se duke mos treguar kujdes për brezin e ri ne kemi dëmtuar Shqipërine! Kaq miop po tregohemi sa mos të kuptojmë vlerat e patjetërsueshme të sportit në edukimin e rinisë?! Sporti në ekonomi zë vendin e 4. Njëherazi rinia luan një rol të madh në shëndetësi, pasi 1 Euro e investuar në sport për popullsi është e barabartë me 3.8 euro në shëndetësi. Çdo ditë që ikën të jemi të bindur që është e barabartë me një krim të ri. U bëj thirrje të gjithë politikanëve që të heqim drynat nga palestrat e shkollave dhe ti kthejmë ato palestra në ambiente kulturore sportive për komunitetin e zonës. Të kemi më shumë fonde dhe terrene për sportin.

Është fatkeqësia jonë që  nuk zbatohen ligjet, kjo do të thotë se rinia dhe populli janë të pasigurt në jetën e tyre dhe për të ardhmen e tyre. Fatkeqësisht dhe politikanët janë konvertuar në “biçim-politikanë”. Tashmë në Shqipëri nuk sundon ligji, por gradualisht  po hedh “vallen kallashi” në duart e krimit. Kështu njëherazi po fuqizohet “diktatura e parasë”. Për  çdo gjë  vendos paraja. Çdo problem  zgjidhet vetëm me para. Paraja ka vrarë mjekësinë, paraja ka vrarë diturinë,arsim-kulturë e sport. Për para e me para vritet dhe njeriu. Djali vret babanë, e babai vret djalin! Gruaja vret burrin e burri vret gruan! Njeriu po vret veten! O popull! Ku vete kështu!

O qytetarë! Pse po bëni sehir! Deri kur kështu!

Zgjedhjet përpara i ke. Vota është në dorën tënde! Është koha të ndërtoni shtetin e qytetarëve e jo të zagarëve! Pse nuk ndërtoni shtetin e Demokracisë europiane e jo të rrufjanëve!?

 * Nënkrytar i LSI-së për Tiranën