VIDEO/ Uzuni kryen stërvitjen e parë me Granadën, gati të debutojë kundër Real Madridit

200
Sigal

Myrto Uzuni ka nisur që sot stërvitjet me skuadrën e Granadës, duke u vendosur nën urdhrat e trajnerit Roberto Moreno.

Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, firmosi me skuadrën e La Liga dhe shpreson që në këtë fundjavë, të jetë në gjendje të tregojë qoftë edhe për pak minuta të gjithë vlerat e tij në ndeshjen kundër Real Madridit.

Uzuni nuk ka bërë përgatitje veçmas grupit sot, siç ndodh shpesh me lojtarët e rinj, por ka filluar menjëherë punë me pjesën tjetër të ekipit, siç tregojnë pamjet e publikuar nga klubi i Granada në rrjetet sociale.

Ai shihet teksa merr pjesë në të gjitha ushtrimet stërvitore, si lojtarët e tjerë, duke lënë të kuptohet se trajneri Moreno po mendon që ta integrojë sa më parë futbollistin e përfaqësueses shqiptare, edhe me pak ditë stërvitje në dispozicion.