VIDEO/ Show kuqezi, Milan thyen Romën, në Milano triumfon ekipi i Piolit

35
Sigal

Milan mundi 3-1 Romën, në supersfidën e javës së 20-të të Serie A. Në minutën e 11-të, një goditje me të majtën tokazi nga brenda zonës e Adli ndëshkoi ekipin e Mourinhos, me topin që shkoi shkoi pas shpinës së portierit Svilar. Kuqezinjtë thelluan shifrat me Giroud, falë një gjuajtje të saktë me kokë, në fillimin e pjesës së dytë.

20 minuta nga fundi, Calabria shkaktoi penallti, 11-metërsh që u shndërrua në gol nga argjentinasi Paredes. 3 pikët për të besuarit e Piolit i vendosi në kasafortë Hernandez, 6 minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt.